Një hulumtim i vogël klinik sugjeron që qelizat burimore nga kordoni i kërthizës mund të ulin shkallën e vdekshmërisë së pacientëve me COVID-19 në ventilator.
Qelizat e kordonit mund të ndihmojnë në qetësimin e stuhisë citokine të implikuar në sindromën e distresit respirator akut, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Trajtimi duket veçanërisht i efektshëm në mesin e pacientëve me gjendje bazike shëndetësore si mbipesha, sëmundja e veshkave dhe diabeti.
Midis 1 majit dhe 10 tetorit 2020, studimi i realizuar në Xhakarta, Indonezi, caktoi rastësisht 40 pacientë me COVID-19 për të marrë injeksione të qelizave burimore të kërthizës në tretësirë të kripur ose injeksione pa substancën aktive, vetëm formën placebo.
Të gjithë pacientët kishin pneumoni të rëndë dhe ishin në ventilator në njësinë e kujdesit intensiv në katër spitale në Xhakarta.
Nga 20 pacientë që morën injeksione të qelizave burimore, 10 mbijetuan, ndërsa në grupin e dytë vetëm 4 nga 20 pacientë mbijetuan në kategorinë e kontrollit përmes placebos.
Studiuesit raportojnë se midis pacientëve me kushte themelore shëndetësore, ata që morën trajtimin kishin 4,5 herë më shumë gjasa të mbijetonin krahasuar me mostrat e kontrollit.
Nuk kishte ngjarje të padëshirueshme që shkencëtarët mund t’i atribuonin këtij trajtimit.
Duke mos harrur të përmendet se shkaku kryesor i vdekjes nga COVID-19 është sindroma akute e distresit respirator, që vie si rezulatat i një reagimi të tepërt të sistemit imunitar ose “stuhisë së citokinës” – megjithëse kjo mbetet e diskutueshme. /Gazeta Shneta/