Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sindroma inflamatore multisistemike e lidhur me COVID, zbulohet dhe në mesin e të moshuarve

Jetë 29/06/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjekët diagnostikojnë sindromën inflamatore multistemike kryesisht tek fëmijët, por mund të ndodhë edhe tek individët e rritur dhe të moshuar.

Ofruesit e kujdesit shëndetësor duhet të dyshojnë për sindromën tek të rriturit me simptoma të ngritura inflamatore, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Ndërsa sëmundja është serioze, trajtimi i shpejtë mund të parandalojë rezultate të rënda.

Sindroma inflamatore multisistemike është një tjetër ndërlikim serioz që profesionistët e kujdesit shëndetësor shohin tek disa fëmijë të prekur nga kjo gjendje.

Ndërsa profesionistët shëndetësorë fillimisht e panë këtë sëmundje të rrallë por potencialisht të rëndë të lidhur me COVID-19 tek pacientët më të vegjël, nuk është dëshmuar të jetë ekskluzivisht vetëm për fëmijët. Ka pasur një numër të vogël në mesin e të rriturve dhe personave më të rinj se 50 vjeç të cilët janë diagnostikuar me këtë sindromë inflamatore.

Specialistët e sëmundjeve infektive në Universitetin e Calgary në Alberta kohët e fundit botuan një rast në Canadian Medical Association Journal duke sugjeruar që mosha nuk duhet të kufizojë diagnozën e mundshme të sindromës inflamatore multisistemike tek të rriturit dhe të moshuar.

Simptomat e sindromës inflamatore multisistemike nga raporti i një pacienti të moshuar

Mjekët Geneviève Kerkerian dhe Stephen D. Vaughan, autorë të rastit, raportuan se një 60-vjeçar ishte diagnostikuar me sëmundjen inflamatore.

Pacienti, i cili ishte testuar pozitiv për SARS-CoV-2 katër javë më parë, vizitoi spitalin me një sërë simptomash, duke përfshirë gulçim të lehtë, lodhje të thellë, humbje të oreksit, ethe të lartë dhe një nyje limfatike të fryrë.

Gjatë ekzaminimit fizik, mjekët gjithashtu vunë re, sytë e tij të skuqur, gjuhën e fryrë dhe një skuqje të kuqe në fund të gishtërinjve të tij.

Ai nuk kishte simptomat e raportuara më shpesh të sindromës inflamatore multistemike si goditje në tru, shok ose mosfunksionim kardiak.

Mjekët ia atribuuan këtë gjendje nga rasti i të qenurit me COVID-19 ose ndërhyrjeve që kishte pasur më herët në spital si pasojë e gjendjes me infeksion.

Por, diagnostifikimi i saktë i sindromës është provuar të jetë sfidues.

“Është pak e ndërlikuar të diagnostikosh”, tha Dr. William Schaffner, profesor i sëmundjeve infektive.

Nuk ka një provë të vetme diagnostike që do të tregojë përfundimisht praninë e sindromës.

Simptomat e sindromës inflamatore multisistemike janë të ngjashme me ato të gjendjes hiperinflamatore të njohur si sëmundja Kawasaki, e cila prek kryesisht fëmijët e vegjël.

Pacienti mashkull nga studimi i rastit gjithashtu plotësoi kriteret për sëmundjen Kawasaki.

Sidoqoftë, pasja e infeksionit SARS-CoV-2 dhe mosha e tij, bëri që mjekët të shikojnë më thellë në mundësinë e sindromës inflamatore multisistemike.

“Duke pasur parasysh historinë e fundit të pacientit me infeksion SARS-CoV-2, ethe pa simptoma të lokalizimit, ndryshime të mukozës orale, konjuktivit dhe ndryshime të ekstremiteteve të poshtme, ne dyshuam për sindromën inflamatore post-COVID-19”, shkruan mjekët Kerkerian dhe Vaughan.

Pacienti mori trajtim më pas – me aspirinë dhe steroide. Pas 24 orësh, ai filloi të tregonte shenja të inflamacionit të zvogëluar në sy, gjuhë dhe gishtërinj. Mjekët e liruan nga spitali pas 5 ditësh me një elektrokardiogram të përsëritur që tregonte normalitet të gjendjes shëndetësore. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNdërveprimi i virusit të gripit me infeksionin SARS-CoV-2, përgjigja e sistemit imunitar
Artikulli i rradhës A mund të ndihmojë poleni përmes ajrit përhapjen e SARS-CoV-2, ja çfarë zbulon studimi i ri

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.