Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar dy viktima nga Covid-19, një në Gjilan dhe një në Pejë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri total i viktimave deri më tani ka arritur në 2,264, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërkaq raste të reja me koronavirus janë shënuar tetë në 24 orët e fundit. Numri total i të sëmurëve deri më tani ka arritur në 107 mijë e 827 persona.
MSH ka njoftuar se raste aktive në Kosovë janë 151 persona të sëmurë me Covid-19.
Ndërsa në 24 orët e fundit janë vaksinuar 5 mijë e 271 qytetarë dhe numri total i të imunizuarve ka arritur në 243,428 persona. /Gazeta Shneta/