Sipas njoftimit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësië (MSH) është bërë e ditur se nga 1,091 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me Covid tre qytetarë.
Në 24 orët e fundit, fatmirësisht nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes shkruan Gazeta Shneta.
“Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.”, thuhet në njoftim.
Përgjatë kësaj periudhe, dy qytetarë janë shëruar, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,538.
Rastet e konfirmuara janë nga komuna e Prishtinës (1), Ferizajit (1) dhe Gjilanit (1).
Aktualisht, në vendin tonë janë 104 raste aktive./GazetaShneta/