Mjeku epidemiolog, Prof. John Wright, është drejtor i Institutit për Hulumtime Shëndetësore në Breadford në Britani të Madhe.
Ai njihet si veteran i epidemisë së kolerës, HIV dhe Ebolës në Afrikë. Wright ka shkruar një ditar për BBC Radio lidhur me gjendjen në spitalin ku u shtri pasi u infektua me Covid-19, transmeton Gazeta Shneta.
Ai nguroi të vaksinohej me vaksinat kundër Covid-19, për shkak të teorive të ndryshme dhe shpejtësisë së zbulimit të tyre. Por profesori përfundoi në intensivë nga sëmundja e koronavirusit.
“Është shumë mirë që jam gjallë”, thotë ai. “Gruaja ime është vaksinuar. Unë jo. Unë ngurroja. Po i jepja kohë vetes, po mendoja se në jetën time kam jetuar me viruse, baktere dhe mendoja se sistemi im imunitar ishte mjaft i fort”, ka shkruar ai.
“Kisha disa simptoma të Covid-19 në fillim të pandemisë dhe mendoja se e kam kaluar. Mendoja se imuniteti im do ta njihte virusin dhe do të kisha mbrojtje”.
“Ky ishte gabimi më i madh në jetën time. Pothuajse më kushtoi jetën. Kam marr shumë vendim pa kuptim në jetën time, por ky ishte më i rrezikshmi”, ka deklaruar ai.
BBC raporton se rreth gjysma e pacientëve të shtrirë në spitalet e Bradford janë të pavaksinuar dhe numri i tyre po rritet ndjeshëm. Në Britaninë e Madhe në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 48 mijë raste të reja pozitive. /Gazeta Shneta/