Varianti Delta, tashmë është bërë dominues në shumë vende të botës, duke përfshirë këtu edhe Italinë.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit (ISS), duke treguar se që nga 20 korriku janë paraqitur 94.8 për qind të rasteve nga Covid shkruan Reutets, transmeton Gazeta Shneta.
Varianti Delta, i cili u paraqit për herë të parë në dhjetor të vitit 2020 në Indi, tani është dominues në gjithë botën, kështu duke rritur shqetësimet mbi rimëkëmbjen ekonomike.
Bazuar në të dhënat e sondazhit të fundit, varianti Delta përfaqëson vetëm 22,7 për qind të rasteve.
“Është e rëndësishme të vazhdohet rishikimi sistematik i rasteve dhe të përfundohet sa më parë procesi i vaksinimit”, tha Silvio Brusaferro, drejtor i ISS-së.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, Italia ka shënuar 128,029 viktima, kështu duke u radhitur e dyta në Evropë në listë pas Britanisë.
Së fundmi, rreth 59 për qind e italianëve mbi moshën 12-vjeçare janë vaksinuar plotësisht, kurse 10 për qind janë në pritje të dozës së dytë./GazetaShneta/