Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ju keni 60 përqind më pak të ngjarë të sëmureni nga varianti Delta, nëse e bëni këtë gjë

Jetë 21/08/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndërsa varianti Delta dominon vendet në të gjithë globin, ne po mësojmë gjithnjë e më shumë se si kjo përsëritje e COVID-it është ndryshe nga çdo gjë që kemi parë qysh në fillim.

Sipas hulumtimeve të fundit, varianti Delta nuk është vetëm gati dy herë më ngjitës se variantet e mëparshme, por gjithashtu mund të shkaktojë sëmundje më të rëndë tek të infektuarit, shkruan burimi amerikan Best Life përcjell Gazeta Shneta.

Fatmirësisht, ka mënyra për të mbrojtur veten nga ky variant shumë infektiv dhe tani dominues – përfshirë një metodë të bazuar në hulumtime të reja që është gjetur të jetë deri në 60 përqind efektive.

Hulumtuesit nga Kolegji Imperial në Londër sapo lëshuan gjetjet më të fundit nga hulumtimi i tyre i vazhdueshëm.

Studimi i ri i cili u botua si një parashkrim fillimisht më 4 gusht, shikoi rastet e COVID-it gjatë një periudhe në të cilën varianti Delta kishte marrë plotësisht mbi vete –  infeksionet, duke zëvendësuar variantin më parë dominues Alfa. Hulumtuesit kishin marr mostra të testimit përmes PCR të më shumë se 98,000 njerëzve.

Sipas studimit, pjesëmarrësit që kishin marrë të dy dozat e një vaksine COVID kishin rreth 50 deri në 60 përqind më pak të ngjarë të infektoheshin me variantin Delta në krahasim me njerëzit e pavaksinuar.

Si për infeksionet simptomatike ashtu edhe për ato asimptomatike, vaksinimi i dyfishtë rezultoi në një shans 50 përqind më të ulët të testimit pozitiv me variantin.

Studiuesit për këtë hulumtim, gjithashtu zbuluan se njerëzit e vaksinuar me dy doza kishin më pak të ngjarë të rezultonin pozitivë pasi u ekspozuan ndaj virusit në krahasim me njerëzit e pavaksinuar.

“Rezultatet e sotme janë një kujtesë e fortë e rëndësisë së vaksinimit kundër COVID-19, me ata që nuk janë të vaksinuar –  tre herë më shumë të rrezikuar të dalin pozitivë në këtë raund sesa ata që janë plotësisht të vaksinuar”, tha Kelly Beaver, bashkëpuntore e punës hulumtuese. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakOBSH bëjnë thirrje për ekspertë që të ndihmojnë me hetimin e origjinës së virusit SARS-CoV-2
Artikulli i rradhës 858 pacientë me Covid janë të hospitalizuar në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.