Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

98 përqind e njerëzve me histori të alergjisë nuk kanë reagime pas vaksinimit kundër COVID-19

Jetë 14/09/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Reagimet alergjike serioze ndaj vaksinave COVID-19 janë të rralla, sipas një studimi të ri.

Ekspertët thonë se duhet të merren masa paraprake të veçanta për të vaksinuar në mënyrë të sigurt njerëzit në rrezik të lartë të reaksioneve alergjike shkruan Healthline përcjell Gazeta Shneta.

Reagimet alergjike ndaj vaksinave COVID-19 janë të rralla, sipas hulumtimit të ri të botuar në JAMA Network Open.

Ky studim i madh, përfshiu vaksinën Pfizer/BioNTech, një nga tre vaksinat COVID-19 aktualisht në përdorim në Shtetet e Bashkuara.

“Ne supozojmë se këto mësime do të jenë të përgjithësueshme për vaksinat Moderna dhe ato me bazë ARNm me eksipientë dhe përbërje të ngjashme,” tha Dr. Elizabeth J. Phillips, profesoreshë në departamentin e mjekësisë në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt.

Studiuesit mblodhën të dhëna nga 27 dhjetori 2020 deri më 22 shkurt 2021 në Qendrën Mjekësore Sheba në Izrael.

Më shumë se 8,000 njerëz me alergji kaluan vlerësimin e rrezikut duke përdorur një algoritëm që përfshinte një pyetësor të detajuar. Ky grup mori vaksinën nën mbikëqyrjen mjekësore. Pas dozës së parë:

– Pothuajse 98 përqind e pjesëmarrësve nuk kishin asnjë reaksion alergjik.

– Më shumë se 1 përqind e pjesëmarrësve zhvilluan një përgjigje të butë alergjike, të tilla si puçrra të lëkurës, skuqje, ënjtje të gjuhës ose një kollë.

– Më pak se 1 përqind e pjesëmarrësve kishin një reaksion anafilaktik, një gjendje potencialisht kërcënuese për jetën.

Reagimet anafilaktike u shfaqën brenda 10 deri në 20 minuta pas vaksinimit. Trajtimi përfshinte adrenalinë, antihistaminë dhe një bronkodilatator. Simptomat u zgjidhen brenda 2 deri në 6 orësh. Asnjë nga pjesëmarrësit nuk kishte nevojë për shtrim në spital.

Pjesëmarrësit që kishin një reaksion anafilaktik nuk morën një dozë të dytë në këtë periudhë studimi.

Ndërsa pjesa tjetër më shumë se gjysma e grupit morën dozën e tyre të dytë gjatë periudhës së studimit. Pas dozës së dytë, 98 përqind e pjesëmarrësve nuk kishin asnjë reaksion alergjik, ndërsa pothuajse 2 përqind përjetuan një reagim të butë.

Autorët e studimit arritën në përfundimin se shumica e njerëzve me një histori alergjish mund të imunizohen në mënyrë të sigurt duke përdorur një algoritëm që përfshin vlerësimin e rrezikut dhe mbikëqyrjen mjekësore për ata që janë shumë alergjikë.

Studiuesit pranojnë nevojën për më shumë studime për të përcaktuar faktorët e saktë të rrezikut për anafilaksinë që mund të vie tek njerëzit me histori të gjatë të alergjisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMbërrijnë në Kosovë mbi 53 mijë doza të vaksinës Pfizer
Artikulli i rradhës Praktikat e mira të mbrojtjes për të parandaluar transmetimin e variantit Delta, sipas ekspertëve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.