Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 368 raste të infektimit me Covid dhe 14 raste të vdekjes.
Nga 6,882 testime të kryera janë konfirmuar 368 qytetarë të infektuar me Covid shkruan Gazeta Shneta.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë (MSh).
Në anën tjetër, 1,382 qytetarë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive në vendin tonë ka arritur në 13,473.
Poashtu, brenda kësaj periudhe janë dhënë 20,675 doza të vaksinës, kurse 399,341 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./Gazeta Shneta/