Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bie numri i grave shtatzëna me Covid në Gjinekologji, flet Dr. Aulona Lulaj-Salihu

Lajme 20/09/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në shumicën prej Klinikave në QKUK tash e sa muaj të pandemisë janë anuluar shërbimet jo urgjente.

Por kjo nuk ka ndodhur edhe me klinikën Gjinekologjike, e cila përveç që ka ndarë një pjesë të reparteve për pacient pozitiv me COVID-19, njëkohësisht ka vazhduar punën duke iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave të të gjitha grave.

Krahas shumë problemeve gjinekologjike, janë lindjet ato të cilat zënë çdo herë vendin e parë në këtë klinikë.

Dr. Aulona Lulaj Salihu ka thënë se ka filluar rënia e numrit të grave shtatzëna pozitive me Covid në klinikë.

“Po është e vërtetë, ne ende e kemi repartin të ndarë për pacientet e rezultuara pozitiv me COVID-19,  megjithëse tani është duke u shkarkuar pothuajse tërësisht sepse kanë rënë rastet e infektimeve. Por kjo asnjëherë nuk na ka penguar të bëjmë punën tonë siç është më së miri”

Dr. Lulaj Salihu gjithashtu ka shtuar se “gjinekologët janë të mësuar më këtë ritëm të punës, sepse ne në secilën rrethanë kemi punë pa ndërprerë, sidomos nëna që lindin”

E pyetur nëse ka ndikuar COVID-19 që gratë të vijnë më të stresuara në klinikë, doktoresha ka thënë:

“Pak si informacion e kanë në kokë, por nuk mundem me thënë që në momentet e lindjes e mendojnë edhe virusin, sepse janë duke u marr me dhimbjet e lindjes, dhe duke u përgatitë për pritjen e foshnjave të tyre”

Theksojmë që javët që lamë pas kanë qenë një ndër periudhat më shqetësuese për të gjitha shtatzënat si rezultat i lajmeve të shumta rreth infektimit dhe vdekjeve të disa grave të cilat ishin në pritjen e fëmijëve të tyre.

Për portalin “Familja Jonë” Dr. Aulona Lulaj Salihu ka thënë që në ato ditë është vërejtur një shqetësim më i madh edhe i nënave por edhe familjarëve, por me këshilla nga kolegët gjinekolog u qetësua kjo situatë.

Të gjitha nënat dhe bebet janë mirë, dhe po mbikëqyren nga stafi kujdestar në këtë klinik. / Familja Jonë

Artikulli paraprakShqipëri, 780 raste të infektimit me Covid dhe gjashtë viktima brenda 24 orëve të fundit
Artikulli i rradhës Sulmohet një punëtor i Spitalit të Mitrovicës nga familjarët e pacientit, sindikata organizon protestë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.