Covid-19 mund të shkaktojë simptoma të rënda, ndonjëherë duke dërguar deri në hosptializim apo edhe në pasoja fatale. Deri më tani, simptomat kanë qenë të lehta, moderuara apo edhe afatgjatë -“long Covid”.
“Long Covid apo simptomat e zgjatura të Covid, zhvillohen edhe pasi keni kaluar Covid”, tha Thomas Gut shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Gut theksoi se simptomat mund të zgjasin me javë apo muaj dhe përfshijnë simptoma si lodhje, humbje e vazhdueshme e erës dhe sijes apo humbjen e flokëve.
Mirëpo, studimi i fundit i botuar në revistën “The Lancet Infectious Diseases” theksoi se vaksinimi kundër Covid jo vetëm se zvogëlon rrezikun e infektimit dhe simptomave të rënda, por ul ndjeshëm edhe shanset për të përjetuar simptoma afatgjate pas infektimit.
Studiuesit analizuan të dhënat nga më shumë se 1.2 milion të rriturve në Britaninë e Madhe.
Ata vlerësuan raportet e marra nga njerëzit e vaksinuar me dozën e parë të vaksinës Pfizer, Moderna apo AstraZeneca.
Për të gjetur dallimet, studiuesit përfshinë edhe një grup kontrolli të njerëzve të pavaksinuar.
Sipas rezultateve, 971,504 persona të vaksinuar, vetëm 0.2 për qind e tyre u infektuan me Covid.
Kur të dhënat u krahasuan, u zbulua se personat e vaksinuar kishin 49 për qind rrezik më të ulët të simptomave që zgjasin 4 javë ose më shumë pas infektimit.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC):
-Njerëzit e vaksinuar plotësisht kanë më pak gjasa të zhvillojnë sëmundje serioze dhe të infektohen me Covid;
-Edhe në rast të infektimit, personat e vaksinuar kanë tendencë të përjetojnë më pak simptoma të rënda sesa njerëzit e pavaksinuar./Gazeta Shneta/