Meqenëse, vaksina Johnson& Johnson ofron vetëm një dozë të vaksinës, a do të jetë e nevojshme doza përforcuese?
Dr. Larry Corey, virologe, ka thënë se njerëzit e vaksinuar me një dozë të vaksinës J&J janë të mbrojtur kundër variantit Delta shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Në një studim të publikuar muajin e kaluar në “The Neë England of Medicine”, studiuesit e J&J zbuluan se vaksina e kësaj kompanie ofron mbrojtje të qëndrueshme.
“Njerëzit kishin antitrupa të qëndrueshëm dhe të gjerë në 8 muaj (pas imunizmit)”, tha Corey.
Në anën tjetër, studimet kanë bërë të ditur se kjo vaksinë ofron 91 deri në 96 për qind mbrojtje kundër vdekjes nga Covid.
Më 25 gusht J&J raportoi se dy prova klinike treguan se një dozë përforcuese e kësaj vaksine, e dhënë pas 6 muajve, krijon një rritje të dukshme të antitrupave.
Kompania synon të paraqesë të dhënat e saj edhe tek Administrata e Ushqimit dhe Barnave për rishikim.
Personat e vaksinuar plotësisht do të marrin një dozë përforcuese nga vaksinat mRNA ose një dozë të dytë nga J&J.
“A do të ketë përfitime nga një dozë përforcuese? Unë mendoj se ka të ngjarë, “tha Dr. Ann Falsey. “Por përsëri, kjo është arsyeja pse ne po bëjmë këtë studim.”/Gazeta Shneta/