Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pfizer/BioNTech thonë se vaksina është e sigurt edhe për moshat 5-11 vjeç

Lajme 29/09/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kompania farmaceutike amerikane, Pfizer, dhe partneri i saj gjerman, BioNTech, i dorëzuan disa të dhëna fillestare në Administratën amerikane të Ushqimit dhe Barnave – FDA, për përdorimin e vaksinës së tyre kundër koronavirusit edhe te fëmijët.

Prodhuesit e barnave thanë se provat e tyre kanë treguar se vaksina është e sigurt dhe efektive për fëmijët 5 deri në 11 vjeç.

Në Shtetet e Bashkuara, vaksina Pfizer/BioNTech, e cila jepet në dy doza, është aktualisht e disponueshme për personat 12 vjeç e lart.

Pfizer dhe BioNTech thanë se do të paraqesin një kërkesë në FDA, për të kërkuar autorizim urgjent të vaksinës te fëmijët 5 deri në 11 vjeç në javët e ardhshme.

Pasi të bëhet kërkesa, janë rregullatorët dhe zyrtarët e shëndetit publik ata që vendosin nëse do ta rekomandojnë ose jo përdorimin e vaksinës për këtë grup-moshë.

Sipas agjencisë së lajmeve AP, ky proces mund të mos përmbyllet deri në fund të nëntorit. Por, varësisht se sa shpejt vepron FDA-ja, vaksinat mund të bëhen të disponueshme edhe në fillim të nëntorit, shkruan AP.

Pfizer dhe BioNTech planifikojnë t’i paraqesin të dhënat e tyre edhe tek Agjencia Evropiane e Barnave – EMA dhe rregullatorët e tjerë.

Edhe prodhuesi tjetër amerikan i vaksinave, Moderna, është duke i testuar vaksinat e tij te fëmijët e moshës së shkollës fillore. Rezultatet e tij priten më vonë gjatë vitit.

Sigurimi i vaksinave për fëmijë konsiderohet kyç për frenimin e pandemisë së koronavirusit dhe për kthimin e botës në një shkallë të normalitetit.

Edhe pse të dhënat sugjerojnë se simptomat e koronavirusit janë më pak të forta te fëmijët, virusi ka mbyllur shkolla në të gjithë globin dhe ka shkaktuar presion mbi disa prindër që të qëndrojnë në shtëpi ose të lënë punën, për shkak të mësimeve në distancë.

Në të tjera zhvillime, Brazili u bë vendi i fundit që tha se do të sigurojë vaksina përforcuese kundër koronavirusit për të gjithë banorët e tij mbi 60 vjeç.

Kosta Rika tha se të gjithë punonjësit e saj shtetërorë do të duhet të vaksinohen kundër koronavirusit, duke u bërë kështu një nga vendet e para në Amerikën Latine që imponon vaksinimin e detyrueshëm. Kompanitë private gjithashtu do të mund t’i urdhërojnë punonjësit e tyre të vaksinohen, tha Ministria e Shëndetësisë.

Kroacia, në anën tjetër, tha se do të kërkojë nga punonjësit në sektorët e kujdesit shëndetësor dhe social të vaksinohen ose të sigurojnë test negativ për koronavirusin.

“Ata që nuk duan të vaksinohen ose testohen dhe nuk e kanë kaluar sëmundjen, nuk do të lejohen të shkojnë në vendin e tyre të punës dhe nuk do të marrin paga”, tha ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi nga java e ardhshme.

Në një studim të ri, të udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit, studiuesit zbuluan se duhanpirësit kanë 80 për qind më shumë gjasa të shtrohen në spital dhe dukshëm më shumë gjasa të vdesin nga koronavirusi, sesa joduhanpirësit.

“Rezultatet tona sugjerojnë fuqishëm se pirja e duhanit lidhet me rrezikun për sëmundje të rëndë nga koronavirusi. Ashtu siç pirja e duhanit ndikon në rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kancereve të ndryshme dhe të tjerave, duket se e njëjta gjë vlen edhe për koronavirusin”, tha Ashley Clift, studiuesi kryesor nga Oksfordi.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka prekur mbi 232 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 4.7 milionë kanë vdekur./REL

Artikulli paraprakSuperioriteti i spitalit ‘European Clinic’, pajiset me ultrazërin më modern në Kosovë
Artikulli i rradhës Letra e infermieres që braktisi Kosovën: Nuk e kam të lehtë ta lë vendin për të cilin babai derdhi gjak

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.