Shumë shpejtë, Suedia do të fillojë administrimin e dozës së tretë përforcuese tek personat e moshës 80 vjeç e tutje.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar Lena Hallengren, Ministre e Shëndetësisë, përmes një konference për media shkruan Reuters.
Sipas saj, deri më tani, një dozë e tretë përforcuese u është ofruar vetëm një numri të caktuar të njerëzve, transmeton Gazeta Shneta.
Mirëpo tani, do të zgjerohet, duke përfshirë edhe vaksinimin e personave të moshës 80 vjeç e tutje.
Aktualisht, Suedia pritet t’i lirojë masat anti covid./Gazeta Shneta/




