Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkruan gjinekologu Dërgut Aliu: Përgatitjet e nevojshme për shtatzëni të shëndetshme

Lajme 01/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Fotografi e edituar nga salla e lindjes me Dr. Dërgut Aliu
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Edhe nëse nuk jeni shtatzënë ende, ju me siguri tashmë keni filluar të mendoni rreth bebit tuaj. Dhoma, dekoret, veshjet e gjitha materialet e nevojshme janë duke u listuar një nga një në listën tuaj. Njëkohësisht, është mirë të mendoni rreth vetes dhe bebes tuaj sesi ta kaloni një shtatzëni të shëndetshme.

Shkruan: Dr. Dërgut Aliu

Më shume se kurrë, është koha të ushqeheni shëndetshëm, të ndiqni aktivitete fizike dhe të konsumoni sa më shumë ujë (është shumë e nevojshme të qëndroni të hidratuar gjatë periudhës së shtatzënisë) dhe të ndaloni konsumimin e kafeinës. Largoni alkoolin, duhanin…

Kur është e mundur, largoni barnat duke përjashtuar barna me recetë, por çdoherë duhet të jeni në kontakt me mjekun tuaj.

Para se të mbeteni shtatzënë bisedoni me mjekun tuaj për ndonjë metodë apo barna natyrale që jeni duke përdorur. Është mirë të dihet se çfarë është e nevojshme gjatë shtatzënisë suaj.

Ushqehuni në mënyrën e duhur

– Konsumoni ushqime të shëndetshme: Gjatë periudhës së shtatzënisë, nuk është koha të mendoni që të humbisni peshë. Rishikoni dietën tuaj, duhet të jetë e balancuar. Në rast se nuk e kontrolloni atë mund të përfundoni në mungesë të vlerave ushqyese që mund të jetë e dëmshme për ju apo fetusin.

– Merrni çdo ditë suplemente: Marrja e suplementeve që përmbajnë 0.4 mg acid folik para shtatzënisë, ul shanset që të keni një foshnje me dëmtim të tubit nervor.

-Nëse në historikun tuaj familjar keni pas dikë me dëmtim të tubit nervor, ju duhet të e rrisni dozën e acidit folik. Bisedoni me stafin mjekësor dhe ndiqni rekomandimet e tyre.

-Ju, gjithashtu keni nevojë për vitamina dhe minerale të tjera si hekur dhe kalcium për shëndetin tuaj dhe të fetusit.

Ndryshoni mënyrën e jetesës

– Ndaloni pirjen e duhanit: Në këtë rast, është mirë të bisedoni me mjekun tuaj, pasi mund t’ju ndihmoj ta kaloni këtë fazë.

– Ndaloni konsumin e kafeinës: Largoni pijet si kafja dhe pijet e gazuara.

– Ndaloni konsumin e pijeve alkoolike: Alkooli mund të dëmtoj rëndë fetusin.

– Qëndroni në formë, realizoni më shpesh aktivitete fizike: Ushtrimet janë të dobishme, sidomos gjatë periudhës së shtatzënisë. Gratë të cilat kanë qenë edhe para periudhës së shtatzënisë aktive, mund të vazhdojnë programin e tyre. Për gratë që nuk kanë qenë aktive, Shoqatat e Obstetërve dhe Gjinekologëve rekomandojnë që gradualisht të filloni dhe të grumbulloni të paktën 150 min aktivitete fizike me intensitet të moderuar, tri herë në javë.

Qëndroni në kontroll

Nëse shfaqet ndonjë problem në lidhje me shëndetin tuaj është mirë t’i zgjidhni sa më herët. Sigurohuni që jeni të imunizuar për të parandaluar ndonjë dëmtim tek fetusi. Shembull, nëse nuk jeni të sigurt nëse keni pasur rubeolën apo nuk jeni e sigurt nëse jeni vaksinuar ndaj këtij virusi është mirë të bisedoni me mjekun tuaj, sepse në rast se testet tregojnë që nuk jeni të imunizuar, duhet patjetër të vaksinoheni. Atëherë duhet të prisni 3 muaj pasi jeni vaksinuar, për të ngelur shtatzënë.

Dhe si pjesë e kontrollit fizik, ndoshta do të parapëlqenit një ekzaminim paraprak. Kjo procedurë, do ju ndihmoj të gjeni rreziqet që mund të përballet fetusi apo vet ju.

Por, bëni kujdes. Në rast se keni kushte shëndetësore si diabet apo presion të lartë të gjakut, konsultohuni me mjekun tuaj. Gjeni se çfarë ju nevojitet për të menaxhuar gjendjen tuaj shëndetësore dhe bëhuni gati për shtatzëninë tuaj.

Testi i gjenetikës

Bisedoni me mjekun tuaj nëse do të keni teste ekzaminuese për të identifikuar çrregullimet gjenetike. Ekzaminimet për çrregullimet gjenetike përfshijnë:

-Fibroza cistike,

-Sëmundja e qelizave qetësuese,

-Sëmundja Tay-Sachs

Mbani lindjen në kontroll

Nëse përdorni një pajisje intrauterine (IUD), duhet të largoni atë. Nëse keni qenë duke marrë pilula (kontracepsion oral) përpiquni të prisni derisa të keni pasur periudhën e parë të plotë menstruale para se të provoni të konceptoni.

Vazhdoni të llogarisni periudhat tuaja menstruale

Të kuptuarit e shtatzënisë, ngrit shanset për një shtatzëni të sigurt.

Mbani në mend periudhën e fundit menstruale dhe kur keni pasur marrëdhënie seksuale. Kjo ju ndihmon të gjeni datën dhe moshën gestacionale të festusit pasi të mbeteni shtatzënë.

Artikulli paraprakKush është Dafina Gexha-Bunjaku, e cila pritet të emërohet u.d. ministre e Shëndetësisë
Artikulli i rradhës Të gjitha analizat për gjëndrën e tiroidesë në Laboratorin VitaLab

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.