Gjatë kësaj jave është mbajtur një nga ngjarjet më të rëndësishme të kirurgjisë në Kosovë, Kongresi i parë Klinik i organizuar nga Kolegji i Kirurgëve në bashkëpunim me Odën e Mjekëve.
Këtij kongresi ku morën pjesë mbi 600 kirurgë nga specialitete të ndryshme, i ka prirë një mjek shqiptar me famë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rifat Latifi, profesor kryeshef i Kirurgjisë në Kolegjin Mjekësor të Nju Jorkut dhe Drejtor i Departamentit të Kirurgjisë, dhe Shef i Kirurgjisë së Përgjithshme në Qendrën Mjekësore në Ëestchester.
Profesor Latifi ka lindur në Drenicë dhe Fakultetin e Mjekësisë e ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës. Ai ka emigruar në SHBA në vitet e 80-ta ku ka kryer specializimin dhe ka botuar 20 libra si dhe është autor e bashkautor i mbi 350 punimeve shkencore.
Latifi në SHBA merret kryesisht me ri-operacione si dhe me kirurgji robotike, ndërsa njihet edhe si themelues i Qendrës së Telemjekësisë në Kosovë e Shqipëri, si dy qendrat e para në rajon, si dhe është themelues dhe kryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.
Emisioni Shneta ka realizuar një intervistë me Latifin ku flet pak për jetën personale, për kontributin dhe planet e tij për avancimin e kirurgjisë në Kosovë. Ai flet për rëndësinë e avancimit të kirurgëve të Kosovës por edhe investimeve në teknologji e pajisje të avancuara.
Për Latifin është e papranueshme që vetëm një kirurg në Kirurgji, Gjinekologji, apo specialitete të tjera të jetë i aftësuar për të punuar në laparaskopi.
Latifi ka thënë se Kolegji i Kirurgëve të Kosovës do të vë bazat e kirurgjisë në Kosovë për avancimin dhe përmirësimin e saj.
Ndiqeni intervistën e plotë.
https://www.youtube.com/watch?v=8kQDML-Ri54




