Mungesa e lëngjeve të mjaftueshme në trup, në mënyrë që ai të kryej funksionin e tij, ndryshe njihet edhe si dehidratim.
Trupi i foshnjes suaj përbëhet nga përafërsisht 75 për qind ujë shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar KËTU
Uji është i rëndësishëm për kontrollimin e temperaturës, ruajtjen e shëndetit të organeve dhe indeve, bartjen e lëndëve ushqyese në qeliza dhe shumë të tjera.
Çdo ditë fëmija juaj përmes urinimit, djersitjes, madje edhe frymëmarrjes largon ujin, i cili zëvendësohet përsëri duke konusmuar ujë dhe ushqime.
Por, cilat janë arsyjet që mund të shkaktojnë dehidratim?
Ushqyerja me gji: Bebet të cilat ushqehen me gji mund të pësojnë dehidratim nëse nuk ushqehen mjaftueshëm.
Diarre: Nëse bebi juaj zhvillon diarre, lëngjet mund të humbasin.
Ethet: Një rritje e temperaturës së trupit te bebi juaj mund të shkaktojë një humbje të madhe të lëngjeve.
Ekspozimi i shumtë ndaj nxehtësisë: Temperaturat e larta dhe lagështia ekstreme mund të shkaktojnë djersitje dhe largim të lëngjeve përmes lëkurës së foshnjes suaj.
Refuzimi për të ngrënë: Bebet mund të refuzojnë gjirin apo shishen nëse kanë dhimbjë apo nuk ndihen mirë.
Të vjella: Kur bebi juaj përballet me vjellje mund të arrihet deri të dehidratimi./Gazeta Shneta/