Pavarësisht nëse jeni duke përjetuar dhimbje pas lindjes, dhimbje në gji apo dhimbje koke, ju mund të përdorni Tylenol edhe nëse jeni nënë gjidhënëse.
Për shumë nëna që janë gjidhënëse është e sigurt të merrni Tylenol, medikament ky i cili ndihmon në parandalimin e dhimbjeve shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar KËTU
Studimet kanë treguar se Tylenol nuk ka efekte anësore që mund të ndikoj te bebi juaj.
Të gjitha barnat e marra gjatë ushqyerjes me gji vlerësohen mes L1 (të sigurta) dhe L5 (jo të sigurta), një matje e krijuar nga Dr.Thomas Hale.
Aktualisht, Tylenol është vlerësuar L1, që do thotë se përdorimi i këtij medikamenti nuk shkakton efekte anësore në shëndetin e bebit tuaj, gjersa jeni nënë gjidhënëse.
Tylenol është një analgjezik dhe qetësues i dhimbjeve që mund të merret edhe pa recetën e mjekut. Shumë gra e përdorin këtë medikament kur kanë dhimbje në trup, dhimbje menstruale, ethe, ftohje, grip apo edhe dhimbje koke./Gazeta Shneta/