Pfizer dhe BioNTech pritet që zyrtarisht të kërkojnë miratimin urgjent të vaksinës së tyre COVID-19 për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç në javët e ardhshme.
Vaksina Pfizer/BioNTech është aprovuar plotësisht për grup-moshat 16 vjeç e sipër dhe është në dispozicion nën përdorim emergjent për adoleshentët e moshës 12 deri në 15 vjeç, shkruan Healthline përcjell Gazeta Shneta.
Kompanitë Pfizer dhe BioNTech thanë javën e kaluar se asnjë efekt anësor serioz nuk u gjet gjatë provës së vaksinës për fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç.
Ndër të tjera, kompanitë planifikojnë të kërkojnë zyrtarisht një autorizim të përdorimit emergjent (EUA) të vaksinës për përdorim në këtë grupmoshë në javët e ardhshme, thanë ata në një deklaratë.
Vaksina Pfizer-BioNTech është aprovuar plotësisht për grupet 16 vjeç e sipër dhe është e disponueshme për adoleshentët e moshës 12 deri në 15 vjeç.
Javën e kaluar, kompanitë lëshuan rezultatet e një prove të fazës II dhe III që tregojnë se vaksina ishte e sigurt dhe gjeneroi një përgjigje imune “të fortë” tek fëmijët 5 deri në 11 vjeç.
Ky studim përfshiu 2,268 fëmijë nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera. Ata morën dy doza të vaksinës me një distancë prej 21 ditësh.
Doza e përdorur në provë – 10 mikrogramë – është një e treta e dozës së përdorur për njerëzit 12 vjeç e sipër.
Studiuesit matën përgjigjen imune të fëmijëve duke parë nivelin e neutralizimit të antitrupave në gjakun e tyre.
“Këto rezultate – të parat nga një provë kryesore e ndonjë vaksine COVID-19- ishin të krahasueshme me ato të regjistruara në një studim të mëparshëm Pfizer/BioNTech te grup-mosha 16 deri në 25 vjeç, të cilët u imunizuan me 30 mikrogram dozë vaksine,” thanë kompanitë në një deklaratë. /Gazeta Shneta/