CDC ka lëshuar një këshillë urgjente shëndetësore për të rritur vaksinimin kundër COVID-19 në gratë që janë shtatzënë, (përfshirë dhe nënat gjidhënse) ose të cilat përpiqen të mbeten shtatzënë, për të parandaluar sëmundje serioze, dhe rezultatet e pafavorshme të virusit në shtatzëni.
Këshillimi shëndetësor i CDC rekomandon fuqishëm vaksinimin kundër COVID-19 para ose gjatë shtatzënisë sepse përfitimet e vaksinimit si për gratë shtatzëna ashtu edhe për fetusin ose foshnjën e tyre tejkalojnë rreziqet e njohura ose të mundshme përcjell Gazeta Shneta.
Për më tepër, këshilluesit në CDC, u bën thirrje departamenteve shëndetësore dhe klinicistëve që të edukojnë gratë shtatzëna mbi përfitimet e vaksinimit dhe sigurinë e vaksinave të rekomanduara.
Sipas të dhënave të CDC-së, vetëm 31 përqind e grave shtatzëna janë vaksinuar kundër COVID-19 dhe normat e vaksinimit ndryshojnë dukshëm sipas racës dhe përkatësisë etnike.
Mbulimi i vaksinimit është më i larti në mesin e grave aziatike që janë shtatzënë (45.7 përqind), por më e ulët në mesin e shtatzënave hispanike ose latine (25 përqind), dhe më e ulët në mesin e grave shtatzëna me ngjyrë (15.6 përqind).
Deri në 27 shtator, ka pasur më shumë se 125,000 raste të konfirmuara të COVID-19 në gratë shtatzëna, përfshirë më shumë se 22,000 të shtruar në spital dhe 161 vdekje; nga të cilat, 22 vdekje kanë ndodhur vetëm në muajin gusht.
Rastet e COVID-19 në gratë simptomatike shtatzëna, kanë një rrezik të dyfishtë të pranimit në kujdesin intensiv dhe një rrezik prej 70 përqind të rritur të vdekjes. /Gazeta Shneta/