Hulumtimi i ri që u shfaq në revistën The Lancet shqyrtoi efektivitetin e vaksinës Pfizer/BioNTech kundër variantit Delta dhe varianteve të tjera të koronavirusit përgjatë tetë muajve.
Studimi zbuloi se efektiviteti i vaksinës ra nga 88% në muajin e parë pas vaksinimit të plotë në 47% pas 5 muajsh, shkruan Medical News Today.
Mbrojtja kundër variantit Delta gjithashtu u zvogëlua nga 93% në muajin e parë në 53% pas 4 muajsh, transmeton Gazeta Shneta.
Me rëndësi, megjithatë, vaksina vazhdoi të parandalonte 93% të shtrimeve në spital me variantin Delta – 6 muaj pas dozës së dytë.
“Reduktimi i efektivitetit të vaksinave kundër infeksioneve SARS-CoV-2 me kalimin e kohës ndoshta është kryesisht për shkak të dobësimit të imunitetit sesa që varianti Delta i shpëton mbrojtjes nga vaksina,” përfundojnë autorët e studimit. /Gazeta Shneta/