Zelanda e Re, së shpejti do të kërkojë nga punonjësit shëndetësorë dhe mësimdhënësit që të vaksinohen kundër Covid.
Kryeministrja Jacinda Ardern ka thënë se punonjësit shëndetësorë dhe mësimdhënësit do të obligohen të vaksinohen kundër Covid shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Ky vendim vjen si rezultatet i rritjes së numrit të infektuarve nga Covid.
“Zelanda e Re është në një nga momentet më të ndërlikuara dhe më sfiduese të pandemisë Covid deri më tani”, tha Ardern.
Mes tjerash, ajo shtoi se ekziston një rrugë për të cilën mund të vazhdohet deri të arrihet niveli më i lartë i vaksinimit.
Aktuaisht rreth 2.38 milionë banorë të Zelandës së Re janë vaksinuar plotësisht apo 57 për qind e popullsisë./Gazeta Shneta/