Mamia e shumënjohur, Razije Musa, në rrjetin social “Facebook” ka ndarë me nënat e reja këshilla se cilat ushqime duhet shmangur gjatë shtatzënisë.
Më poshtë, njihuni me shtatë ushqime që duhet shmangur gjatë shtatzënisë shkruan Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar KËTU
-Mishi i papjekur mirë cfaredo qoftë ai është i ndaluar gjatë shtatëzanisë ekziston rreziku që të merni toksoplazmosën apo batkerien sallmonela
-Peshku me përmbajtje të lartë të merkurit, informohuni për llojin e peshkut që e konsumoni gjatë shtatëzanisë
-Vezët e pagatuara mirë janë një rrezik i madh për salmonella
-Djathi, qumështi që është i papasterizuar, do të thotë qumështi i cili nuk është vluar për të shkatëruar bakteriet në vete mund të ketë listerian një bakterie shumë e rrezikshme
-Kafja, këtu nuk do të thoja që ju duhet ta evitoni komplet por duhet të keni kujdes me sasinë. Jo më shumë se dy kafe në ditë
-Alkooli është totalisht i ndaluar, nuk ekziston asnjë sasi e alkoolit e njohur si e sigurtë për konsumim gjatë shtatëzanisë
-Frutat dhe perimet asnjëherë të mos konsumohet pa u larë mirë, edhe nëse ju kap lakmia më e madhe në botë përmbajuni deri sa i pastroni ato, ekziston rreziku i toksoplazmosës.
Krejt për fund, mamia rekomandon që të konsumoni ushqime të shëndetëshme./Gazeta Shneta/