Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Covid-19 mund të përkeqësojë gjendjen shëndetësore te gratë shtatzëna

Jetë 14/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në të shumtën e rasteve, gratë shtatzëna të cilat janë të infektuara me Covid, mund të përballen me komplikime, tregojnë dy studime të reja. Ky infektim, përpos që rrezikon shëndetin e tyre, gjithashtu i vë në rrezik edhe foshnjet.

Studimi i parë ka bërë të ditur se gratë shtatzëna të infektuara me Covid, dhe të cilat ishin simptomatike, kishin një përqindje më të lartë të komplikimeve në krahasim me gratë të cilat ishin të infektuara, mirëpo nuk kishin simptoma shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.

Ky hulumtim ishte pjesë e një nga prezantimet e dhëna në takimin vjetor të Anesthesiology 2021.

Përveç grave, edhe foshnjet mund të jetë në rrezik. Studiuesit treguan se mund të ketë ulje të lëvizjes së fetusit apo edhe të kenë më pak lëng amniotik.

Mes tjerash, ata njoftuan se foshnjat e lindura nga nënat simptomatike kishin më shumë gjasa të kenë nevojë për oksigjen.

“Covid-19 ka efekte të rënda në trup, e veçanërisht te pacientët simptomatik”, tha Kristine Lane, student e mjekësisë.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar KËTU

Në anën tjetër, Dr. Gil Mor, imunolog, shtoi se është e mundur që problemet mund të lidhen me inflamacionin kronik të shkaktuar nga Covid.

“Inflamacioni është jashtëzakonisht i rrezikshëm, si për nënën ashtu edhe për zhvillimin e fetusit.”

“Një inflamacion kronik tani është një luftë për mbijetesën e nënës dhe fetusit.”

Studimi i dytë ka të bëjë me ndikimin e Covid-19 te gratë në tremujorin e tretë të shtatzënisë së tyre.

Sipas rezultateve, gratë simptomatike kishin nivele më të larta të diabetit gestacional, një numër më të ulët të qelizave të bardha të gjakut dhe poashtu përjetuan gjakderdhje gjatë lindjes.

Në anën tjetër, edhe foshnjet u përballen me probleme me frymëmarrje.

Ndryshe nga hulumtimet tjera, ky studim nuk vërjeti se gratë të infektuara me Covid kishin më shumë gjasa të përjetonin lindjen e parakohshme.

Këto studime të fundit rrisin më shumë dëshmi për të treguar se Covid-19 arrin të përkeqësojë gjendjen shëndetësore, e sidomos te gratë shtatzëna.

Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), vetëm një e treta e grave shtatzëna janë vaksinuar plotësisht./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA ekziston lidhshmëri mes vaksinës H1N1 dhe autizmit?
Artikulli i rradhës 10 pacientë me Covid nga Shqipëria po marrin trajtim në spitalet e përgjithshme

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.