Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vetëm 4 në 5 persona që kanë pasur COVID zhvillojnë antitrupa, sugjeron studimi i ri britanez

Jetë 13/11/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kompania e shkencës shëndetësore ZOE sapo ka publikuar rezultatet e analizës së tyre më të fundit të të dhënave nga ‘ZOE COVID Study’ një program kërkimor i udhëhequr nga Prof. Tim Spector, nga fusha e epidemiologjisë gjenetike në King’s College në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas kësaj analize të të dhënave, vetëm 4 në 5 persona që kanë pasur COVID-19 vazhdojnë të zhvillojnë të ashtuquajturat antitrupa anti-N, gjegjësisht antitrupa që njohin një molekulë brenda koronavirusit të quajtur nukleokapsid (N).

Studimi i grupit ‘ZOE COVID’ ekzaminoi të dhënat e futura nga 8,193 kontribues në aplikacionin ZOE, nga të cilët 6,609 (80.67%) rezultuan pozitiv për antitrupa anti-N, sipas një njoftimi për shtyp të parë nga Medical New Today, transmeton Gazeta Shneta.

Kur i ekzaminuan të dhënat më nga afër, shkencëtarët e ZOE zbuluan se njerëzit që kishin më shumë simptoma të COVID-19 kishin më shumë gjasa të kishin fituar antitrupa.

Në të kundërt, njerëzit me kushte themelore shëndetësore ose që pinin duhan kishin më pak gjasa të zhvillonin antitrupa.

Prof. Spector, i cili është gjithashtu bashkëthemelues i ZOE, thotë se:

“Të dhënat tona tregojnë se mënyra më e mirë për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga COVID-19, edhe nëse keni pasur virusin më parë, është të keni dy doza të vaksinës dhe dozën përforcuese kur ofrohet dhe të merrni masa paraprake të arsyeshme, si p.sh. mbajtja e një maske.” /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakKjo është arsyja pse foshnjet qeshin gjersa janë në gjumë
Artikulli i rradhës Vjena do të fillojë vaksinimin e fëmijëve të vegjël në një pilot-projekt të planifikuar

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.