Austria do të shkoj në një mbyllje totale nga dita e hënë, dhe do të imponojë vaksinimin kundër Covid-19 nga muaji shkurt, ka njoftuar kancelari Alexandër Schallenberg.
Ky është vendi i parë që do të mbyllet në Evropë që nga pranvera, dhe shteti i parë që do ta bëj të detyrueshme vaksinën kundër Covid-19 në shtetet perëndimore, shkruan nytimes, transmeton Gazeta Shneta.
Austria aktualisht është një nga vendet evropiane me më së shumti raste të reja, plot 14,212 sosh në 24 orët e fundit. Poashtu ka përqindjen më të ulët të vaksinimit, 66, në Evropën perëndimore.
Austria vendosi një mbyllje 10 ditore për qytetarët e pavaksinuar, por sipas të dhënave ky vendim nuk ka pasur efektin e duhur për ta vënë nën kontroll situatën epidemiologjike.
“Për një kohë të gjatë kemi supozuar se është e mundur të bindim njerëzit të vaksinohen vullnetarisht. Fatkeqësisht tani kemi marr një vendim shumë të vështirë për ta bërë mandatore vaksinën”, ka deklaruar Schallenberg.
Mbyllja nga dita e hënë do të jetë nacionale, shkollat do të qëndrojnë të hapura por nxënësit do të testohen rregullisht. Poashtu të hapura do të mbeten edhe dyqanet ushqimore. Masat do të vlejnë për të gjithë qytetarët. /Gazeta Shneta/