Pandemia ka goditur rëndë industrinë e pajisjeve mjekësore.
Industria elektronike është duke vuajtur mungesën e komponenteve elektronike, çka po shkakton vonesa në prodhimin e mallrave dhe njëkohësisht rritjen e çmimeve, shkruan DOTMED, transmeton Gazeta Shneta.
Automjetet e reja po prodhohen në ritme të ngadalta, teksa janë shtrenjtur edhe çmimet e blerjes së tyre. Tani njëjtë po ndodh edhe me pajisjet mjekësore.
Prodhuesit më të mëdhenj të industrisë së pajisjeve mjekësore tanimë kanë marrë vendim që të rrisin çmimet e produkteve prej së paku 5 % e deri në 20 % për produkte të caktuara. /Gazeta Shneta/