Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë dihet deri më tani për variantin e ri Omicron të COVID-19?

Jetë 27/11/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkencëtarët e Afrikës së Jugut kanë zbuluar një variant të ri të COVID-19, të ashtuquajturin Omicron, me mutacione të shumta që mendohet të jetë shumë ngjitës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e ka cilësuar atë një variant shqetësues dhe shumë vende po përpiqen ta frenojnë atë, duke ndaluar fluturimet nga Afrika Jugore, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Këtu është një shpjegues i shkurtër i asaj që dihet deri më tani rreth variantit Omicron – disa ditë pasi u shfaq – siç përshkruhet nga shkencëtarët e Afrikës së Jugut.

Origjina

Aktualisht është e paqartë se nga e ka origjinën varianti, por shkencëtarët afrikano-jugor ishin të parët që njoftuan zbulimin më 25 nëntor.

Në atë kohë, rastet ishin zbuluar në Hong Kong dhe Botsvanë. Një ditë më vonë, Izraeli dhe Belgjika gjithashtu zbuluan variantin e ri.

Mutacioni

Shkencëtarët zbuluan variantin e ri me një “plejadë shumë të pazakontë mutacionesh” më 23 nëntor.

Disa nga mutacionet tashmë janë të njohura dhe ndikojnë në transmetueshmërinë dhe evazionin imunitar, por shumë të tjera janë të reja.

“Kemi më shumë mutacione që janë parë deri më sot”, tha profesori Mosa Moshabela, zëvendës kancelari i hulumtimeve dhe inovacionit në Universitetin e KwaZulu-Natal.

Ai tha se “disa nga këto mutacione i kemi parë dhe më herët si në Delta dhe Beta”, por të tjera nuk kemi njohuri dhe “ne nuk e dimë se në çfarë do të përkthehet kombinimi i këtyre mutacioneve.”

Virologu kryesor, Tulio de Oliveira tha se kishte rreth 50 mutacione në përgjithësi, duke përfshirë 30 në proteinën gjembore, fokusi i shumicës së vaksinave pasi është ajo që i mundëson virusit të hyjë në qeliza.

Transmetueshmëria

Ritmi me të cilin po rriten rastet e reja ditore të COVID në Afrikën e Jugut i ka lënë shkencëtarët të dyshojnë se mund të nxitet nga transmetueshmëria e variantit të ri.

Edhe pse jo të gjitha janë raste të Omicron, shkalla ditore e rasteve pozitive të COVID u rrit këtë javë nga 3.6 përqind të mërkurën, 6.5 përqind të enjten, 9.1 përqind të premten dhe 9.2 përqind të shtunën, sipas të dhënave zyrtare.

“Disa nga mutacionet që janë shprehur më parë janë treguar se mundësojnë përhapjen e lehtë dhe të shpejtë të virusit dhe për këtë ne dyshojmë se (varianti i ri) do të përhapet shpejt”, tha Moshabela.

Imuniteti, ashpërsia

Disa nga mutacionet gjenetike të shfaqura nga virusi përfshijnë ato që dihet se i mundësojnë virusit të shmangë imunitetin.

Megjithatë, është e paqartë se çfarë ndikimi do të jetë tek vaksinat.

Sa i përket ashpërsisë së variantit, shkencëtarët thonë se ai ka dalë në dritë vetëm këtë javë, duke lënë pak kohë për analizë të plotë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakHarresa, një nga faktorët që mund të shfaqet si rezultat i hipertensionit gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Rastet e variantit të ri Omicron janë parë në këto vende evropiane, njofton OBSH

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.