Kompania Pfizer, ka filluar tashmë të punojë në një version të vaksinës së tyre COVID-19 që synon në mënyrë specifike variantin e ri Omicron në rast se vaksinimi aktual nuk është efektiv kundër llojit të fundit, tha të hënën udhëheqësi i prodhuesit të barnave amerikane, Albert Bourla.
Bourla, i tha burimit CNBC, se kompania e tyre të premten filloi testimin e vaksinës aktuale kundër variantit Omicron, i cili u raportua për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe ka rindezur frikën për një valë globale të infeksioneve COVID-19, përcjell Gazeta Shneta.
“Unë nuk mendoj se rezultati do të jetë që vaksinat nuk mbrojnë,” tha Bourla.
Por testimi mund të tregojë se injeksionet ekzistuese “mbrojnë më pak”, që do të thotë “se ne duhet të zhvillojmë një vaksinë të re,” tha Bourla.
“Të premten ne bëmë shabllonin tonë të parë të ADN-së, që është përkulja e parë e mundshme e procesit të zhvillimit të një vaksine të re,” tha ai.
Johnson & Johnson, njoftoi poashtu të hënën se “po ndjek një vaksinë të variantit specifik të Omicron dhe do ta përparojë atë sipas nevojës”.
Këtë të premten, njëkohësisht dhe kompania Moderna, një tjetër prodhues kryesor i vaksinave COVID-19, tha se po zhvillonte një dozë përforcuese kundër variantit të ri.
Bourla e krahasoi situatën me skenarin në fillim të këtij viti kur Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech zhvilluan një vaksinë në 95 ditë, kur kishte shqetësime se formula e mëparshme nuk do të funksiononte kundër Delta-s, megjithëse ai version në fund të fundit nuk u përdor.
Vaksina aktuale është “shumë efektive” kundër Delta-s, tha ekzekutivi, duke shtuar se kompanitë presin të jenë në gjendje të prodhojnë katër miliardë doza vaksinash në vitin 2022.
Të hënën, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se varianti i ri Omicron paraqet një rrezik “shumë të lartë” globalisht.
Bourla, tha se ai ishte gjithashtu “shumë i sigurt” se pilula antivirale e zbuluar së fundmi nga Pfizer do të funksiononte si një trajtim për infeksionet e shkaktuara nga mutacionet, duke përfshirë Omicron.
Në mesin e pacientëve të sapoinfektuar, me rrezik të lartë, të trajtuar brenda tre ditëve nga fillimi i simptomave, pilula e Pfizer-it është treguar se ul shtrimin në spital ose humbje jetësh me gati 90 për qind. /Gazeta Shneta/