KQZ e Odës së Mjekëve të Kosovës ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve për Kuvend të cilat janë mbajtur dje më 1 dhjetor.
Në disa njësi zgjedhore kanditatët kanë rezultuar me vota të barabarta, andaj KQZ ka deklaruar se zgjedhja e tyre do të bëhet në bazë të shortit.
“Vërejtje: Kandidatët të cilët janë shënuar me ngjyrë të verdhë dhe kanë vota të barabarta me kundërkandidatët brenda njësisë zgjedhore, në pajtim me dispozitat e Nenit 59, paragrafit 2 të Kodit Zgjedhor, fituesi i mandatit do të përcaktohet me hudhje të shortit nga kandidatët në prani të anëtarëve të KQZ-së. Për kohën dhe vendin e hudhjes së shortit, kandidatët do të njoftohen nga Sekretariati I KQZ-së”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Listën e plotë të rezultateve e gjeni në vegzën në vijim: Lista-preliminare-e-kandidatëve-për-kuvend /Gazeta Shneta/