Dy doza të vaksinës anti covid nuk janë të mjaftueshme për t’u mbrojtur nga varianti Omicron, kështu paralajmëruar shkencëtarët në Britaninë e Madhe.
Analiza e hershme e rasteve nga Omicron dhe Delta në Britaninë e Madhe tregoi se vaksinat ishin më pak efektive në parandalimin e variantit të ri shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Britaninë e Madhe tha se vaksinat kishin ende gjasa të ofrojnë mbrojtje të mirë kundër Covid-it të rëndë.
Shqetësimi u rrit me shfaqjen e variantit Omicron që ka mutacione të larta.
Shkencëtarët analizuan të dhënat nga 581 raste të Omicron dhe mijëra raste të Delta për të llogaritur se sa efektive ishin vaksinat kundër variantit të ri.
Analiza bazohet në të dhëna të kufizuara, por tregoi një rënie dramatike të efektivitetit për vaksinën Oxford-AstraZeneca dhe një rënie të konsiderueshme për dy doza të Pfizer.
Sidoqoftë, një dozë e tretë do të ishte e nevojshme në parandalimin e 75 për qind të simptomave të Covid.
Aktualisht, rreth 22 milionë njerëz kanë marrë një dozë përforcuese.
Deri më tani, ekziston një optimizëm që vaksinat do të mbrojnë shëndetin e njerëzve edhe nëse shumë prej tyre do të infektohen me Covid.
Të dhënat për ashpërsinë mund të publikohen javën e ardhshme.
Megjithatë, një valë e variantit Omicron mund të jetë problematike. Kjo pasi po vlerësohet se numri i rasteve të Omicron po dyfishohet çdo dy deri në tre ditë./Gazeta Shneta/