Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

90 për qind e grave me endometriozë raportojnë se mjekët dhe familjarët nuk i besojnë atyre

Këshilla për shtatzëna 10/12/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas një sondazhi publik të kryer në Angli nga “The Alliance for Endometriosis” (Aleanca për Endometriozë) kanë zbuluar se gratë që përballen me endometriozë, përballen edhe me stigmën.

Aleanca për Endometriozën përfshin një numër të organizatave që janë bashkuar për të përmirësuar jetën e grave me endometriozë shkruan VeryWell Health, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas një sonadazhi të kryer nga kjo aleancë është zbuluar se njerëzit që përballen me endometriozë, përballen edhe me stigmën.

Anketa përfshiu 1,817 njerëz të cilët ishin diagnostifikuar me endometriozë apo kishin diskutuar në lidhje me simptomat e tyre me profesionistët shëndetësorë.

Studimi përfshiu periudhën që nga nëntori i vitit 2020 deri në janar të vitit 2021.

Sipas studiuesve, pjesëmarrësit u shprehën se jo vetëm profesionistët shëndetësorë, por edhe familjarët dhe miqtë e tyre nuk e kuptonin gjendjen e tyre.

Sipas rezultuateve të sondazhit u zbulua se:

90% e njerëzve me endometriozë raportuan se nuk besonin, u përjashtuan ose injoroheshin nga të tjerët të paktën çdo muaj;

62% thanë se familja, miqtë ose punëdhënësit e tyre u kanë thënë se simptomat e gjendjes janë një “pjesë normale e të qenit grua”;

42% u thanë se simptomat e tyre ishin normale nga profesionistët e tyre të kujdesit shëndetësor;

Bazuar në këto të dhëna, Beth Battaglino, shef ekzekutiv i HealthyËomen, tha se ndikimi i endometriozës “shkon shumë përtej simptomave të saj fizike dhe është thelbësore për Aleancën që ne të kapim përvojat e njerëzve që menaxhojnë këtë sëmundje çdo ditë në mënyrë që të mund të adresojmë me saktësi nevojat e komunitetit.”

Në lidhje me këtë cështje, Aleanca pritet të aplikojë planin e veprimit, si:

-Ndarja e historive të personave me endometriozë për t’u treguar të tjerëve ndikimin e saj;

-Edukimi i profesionistëve shëndetësorë për efektet fizike, emocionale, sociale dhe financiare të sëmundjes;

– Puna me profesionistë të kujdesit shëndetësor të cilët ndoshta nuk kanë aq njohuri për endometriozën për t’i mësuar ata se si të identifikojnë sëmundjen./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakJa se çfarë duhet të dini në lidhje me variantin Omicron
Artikulli i rradhës Tre doza të vaksinës anti covid të nevojshme për mbrojtjen e shëndetit kundër variantit Omicron

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.