Izraeli mund të bëhet vendi i parë që do të testojë një dozë të katërt të vaksinave kundër COVID-19, pasi kryeministri Naftali Bennett njoftoi të martën se doza përforcuese do t’i ofrohet kujtdo mbi moshën 60 vjeç dhe grupeve në rrezik, duke përfshirë ekipet mjekësore dhe njerëzit me sistemet imunitare të dobësuara.
Personat e kualifikuar do të jenë në gjendje të marrin dozën përforcuese të tyre, 4 muaj pas dozës së tretë, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
“Qytetarët e Izraelit ishin të parët në botë që morën dozën e tretë të vaksinës COVID-19 dhe ne po vazhdojmë të jemi pionierë edhe me dozën e katërt”, tha ai.
Masa vjen pas vdekjes së parë të raportuar të vendit nga varianti Omicron dhe përhapjes së tij të shpejtë globale.
Të dhënat e deritanishme nuk tregojnë një domosdoshmëri për një dozë të katërt, megjithëse hulumtimet po vazhdojnë. /Gazeta Shneta/