Mbretëria e Bashkuar raportoi sot 157,758 raste të reja me Covid-19 dhe 42 vdekje të tjera.
Rastet u rritën me 50%, midis 28 dhjetorit dhe 3 janarit krahasuar me një javë më parë, shkruan e përditshmja The Guardian.
Ndërsa në anën tjetër, vdekjet u rritën me 17% gjatë së njëjtës periudhë krahasuar me shtatë ditët e mëparshme përcjell Gazeta Shneta.
Të mërkurën u raportua për 11,918 pacientë në spital me Covid – 868 prej të cilëve ishin në shtretër me një ventilator mekanik. /Gazeta Shneta/