Ka vazhduar edhe sot rritja e numrit të rasteve të reja pozitive me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 7258 teste, prej të cilave 356 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërsa numri i rasteve aktive ka shkuar në 2083.
Ndërkaq në 24 orët e fundit janë dhënë 4.232 doza të vaksinës kundër COVID-19. Deri më sot 791.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Gazeta Shneta/