Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjykata ia cakton një muaj arrest shtëpiak ish-drejtorit të Spitalit të Ferizajt Halit Gerbeshi

Lajme 15/01/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ushtruesi i detyrës së drejtorit në Spitalin Rajonal të Ferizajit, Halit Gerbeshi, i është caktuar një muaj arrest shtëpiak, nga Gjykata Themelore në Ferizaj, si rezultat i keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit të gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri H.G. nga muaji shtator 2021 deri në muajin dhjetor 2021 në Ferizaj, në cilësinë e personit zyrtar – Ushtrues i detyrës së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj në vazhdimësi dhe me dashje, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete, në atë mënyrë që në një pompë të derivateve në Ferizaj, disa herë ka furnizuar me derivate veturën e tij private, pa u pajisur me vendim nga ana e Bordit Drejtues dhe në këtë mënyrë i ka shkaktuar dëm material buxhetit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Ferizaj, 15 janar 2022 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit H.G. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri H.G. nga muaji shtator 2021 deri në muajin dhjetor 2021 në Ferizaj, në cilësinë e personit zyrtar – Ushtrues i detyrës së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, në vazhdimësi dhe me dashje, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete, në atë mënyrë që në një pompë të derivateve në Ferizaj, disa herë ka furnizuar me derivate veturën e tij private, pa u pajisur me vendim nga ana e Bordit Drejtues dhe në këtë mënyrë i ka shkaktuar dëm material buxhetit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muajMe këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Artikulli paraprakVaksinimi kundër COVID-19 gjatë shtatzënisë nuk lidhet me rezultate të pafavorshme të lindjes
Artikulli i rradhës Si u gjet ilaçi i kontaminuar me copë metali në QKUK, emisioni ‘Shneta’ sjellë detaje

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.