Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vaksinimi kundër COVID-19 gjatë shtatzënisë nuk lidhet me rezultate të pafavorshme të lindjes

Jetë 15/01/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

COVID-19 gjatë shtatzënisë ka lidhje me një rrezik në rritje të rezultateve të pafavorshme shëndetësore, duke përfshirë vdekshmërinë e nënave dhe lindjen e parakohshme.

Megjithatë, normat e vaksinimit tek shtatzënat mbeten të ulëta për shkak të shqetësimeve për sigurinë e vaksinave kundër COVID-19, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Një studim i madh i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), që përfshin mbi 40,000 gra shtatzëna tregon se marrja e një vaksine COVID-19 gjatë shtatzënisë nuk rrit rrezikun e rezultateve negative të lindjes, si përshembull lindja e parakohshme dhe pesha e ulët e foshnjës.

Ky studim së bashku me hulumtimet e mëparshme, sugjeron që vaksinat kundër COVID-19 nuk ndikojnë negativisht në shëndetin e grave shtatzëna ose të porsalindurve.

Bashkautorja e studimit, Dr. Heather Lipkind, profesoreshë në shkollën e mjekësisë në Yale, tha se:

“Ky studim i CDC-së me më shumë se 40,000 gra shtatzëna shton provat që mbështesin sigurinë e vaksinimit kundër COVID-19 gjatë shtatzënisë. Ndër të tjera u zbulua se vaksinimi kundër COVID-19 gjatë shtatzënisë nuk u shoqërua me lindje të parakohshme ose me moshë të vogël gestacionale për shtatzëni (SGA)”.

Studimi shfaqet në revistën javore të CDC-së, Morbidity and Mortality Weekly Report. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRregullat rreth përdorimit të maskave shtrëngohen në të gjithë Evropën si masë mbrojtëse kundër COVID-19
Artikulli i rradhës Gjykata ia cakton një muaj arrest shtëpiak ish-drejtorit të Spitalit të Ferizajt Halit Gerbeshi

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.