Qeveria e Kosovës dje ka marr vendim për masat e reja për parandalimin e përkeqësimit të situatës me Covid-19.
Masat që kanë hyrë në fuqi sot, kufizojnë qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, ndërsa ndalojnë punën e gastronomisë nga ora 21:00 deri në 05:00, shkruan Gazeta Shneta.
Hyrja në qendra tregtare mundësohet vetëm nëse jeni të pajisur me certifikatën e vaksinimit ose testin PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë, ose dëshminë mjekësore se nuk mund të vaksinoheni.
Ndërkaq fitneset dhe palestrat sportive janë mbyllur, por mbyllja nuk vlen edhe për klubet profesioniste sportive.
Hyrja në Kosovë ndalohet për qytetarët që nuk janë të vaksinuar me tre doza të vaksinës, përveç në rastet kur udhëtari ka dy doza dhe një test PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë. /Gazeta Shneta/