Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sëmundja e Parkinsonit: Lëvizni rregullisht me intensitet për të vonuar simptomat

Jetë 23/01/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
.
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Aktiviteti i rregullt fizik mesatar deri në energjik përmirëson përparimin klinik të sëmundjes së Parkinsonit në fazën e hershme.

Llojet e ndryshme të aktiviteteve kanë efekte të ndryshme në përparimin e gjendjes, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Aktiviteti fizik i rregullt mund të përmirësojë rezultatin afatgjatë klinik të sëmundjes së Parkinsonit.

Sëmundja e Parkinsonit (PD) është një nga sëmundjet neurodegjenerative më të zakonshme, e dyta vetëm pas sëmundjes së Alzheimerit. Kjo gjendje prek njerëzit e të gjitha racave dhe kulturave. Globalisht prek rreth 10 milionë individë të cilët janë përgjithësisht mbi 60 vjeç por mund të ndodhë tek moshat e mesme– 1 në 10 raste janë nën 50 vjeç.

Është një sëmundje progresive me simptoma që fillojnë gradualisht.

Simptomat përfshijnë: dridhje e fytyrës, këmbëve, krahëve ose duarve, ngurtësi në gjymtyrë , lëvizje e ngadaltë me probleme të ekuilibrit dhe koordinimit, si dhe rënie njohëse në fazat e mëvonshme të sëmundjes.

Shkaku i saktë i sëmundjes është i panjohur, por ekspertët besojnë se ajo zhvillohet për shkak të faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë. Hulumtimet kanë zbuluar se simptomat lindin për shkak të vdekjes së qelizave që gjenerojnë dopaminë në substantia nigra, pjesa e trurit përgjegjëse për lëvizjen.

Aktualisht, levodopa, një bari që truri e shndërron në dopaminë, ndihmon në menaxhimin e simptomave të sëmundjes së Parkinsonit. Megjithatë, individët mund të përjetojnë efekte anësore dhe bari nuk e vonon përparimin e sëmundjes.

Megjithatë, hulumtimi i ri nga Universiteti i Kiotos në Japoni ka treguar se stërvitja dy herë në javë mund të ngadalësojë përparimin e sëmundjes te njerëzit në fazat e hershme të gjendjes.

Ushtrimi si trajtim

Ekspertët shëndetësorë kanë sugjeruar prej kohësh ushtrimet si një mënyrë për të ndryshuar progresin e sëmundjes së Parkinsonit. Studimet kanë treguar se ushtrimet me intensitet të lartë mund të përmirësojnë funksionin motorik, ndërsa stërvitjet e kërcimit përmirësojnë ekuilibrin dhe stabilitetin në ecje.

Tani, një studim i fundit në Neurology ka treguar se efekti i stërvitjes shtrihet përtej kohëzgjatjes së vetë aktivitetit fizik. Ndër të tjera u sugjerua se ushtrimi i rregullt mund të ndryshojë përparimin e sëmundjes në një afat më të gjatë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakOBSH rekomandon fuqimisht përdorimin e barit kundër artritit për COVID-19 të rëndë
Artikulli i rradhës OBSH paralajmëron se Omicron nuk do të jetë varianti i fundit i pandemisë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.