Sfida përballë pandemisë vazhdon të jetë e vështirë për të gjitha klinikat, por krahë saj edhe puna e rregullt e stafit mjekësor vazhdon të jetë e pandalur.
Edhe në Klinikën Kirurgjigjisë së Fëmijëve pavarësisht situatës pandemike, operimet janë kryer me sukses dhe nuk janë ndalur.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit, dr. Murat Berisha, në një intervistë për Gazeta Shneta ka treguar se vetëm gjatë vitit të kaluar janë kryer 1070 operime me sukses nga stafi mjekësor.
Gjithsesi, si duket pandemia e ritheksoj nevojën e kësaj klinike për staf pasi siç tregon Berisha kjo klinikë ka mungesë të stafit të mesëm.
“Ne kemi nëvojë për staf të mesëm. Janë dy salla të kirurgjisë së fëmijëve, tri instrumentare i kemi, kjo është një mungesë e instrumentareve, e stafit të mesëm”, tha ai.
Por Murati ndër të tjera tregon që pacientët asnjëherë nuk presin gjatë për operimet e tyre pasi që në klinikë nuk ka listë të gjatë të pritjës.
“Nuk mund të themi që kemi listë të pritjës pasi që presin vetëm një, dy deri në katër javë, nuk ka pasur listë të pritjës, nuk presin gjatë pacientët në Kirurgji të Fëmijëvë”, theksoi ai.

Tutje ai tregon që ka raste kur pacientët edhe i kanë referuar për shërim jashtë vendit, pasi për shërimin e tyre mundësitë nuk kanë qenë në Klinikën e Kirurgjisë, andaj është kërkuar një trajtim më i avancuar.
“Pothuajsë vetëm vitin e kaluar janë trajtuar rastet që nuk kanë pasur zgjidhje tek ne apo kanë mungesë të një aparature, litotripsia, është dashtë që gjashtë raste t’i udhëzojmë për trajtim jashtë vendit”, u shpreh Berisha për Gazeta Shneta.
Kurse sa i përket sëmundjeve apo rasteve që më së shpeshti i hasin në klinikë dhe që kanë nëvojë për intervenim kirurgjike, Berisha tregoj që pothuajse çdo ditë numri më i madh i rasteve janë nga ato emergjente. Por sipas tij një numër të madh të rasteve që kanë kërkuar intervenim kirurgjik janë edhe fëmijët me probleme urologjike dhe me anomali të lindura.
Ndonëse kohët e fundit nuk ka pasur ndonjë mungesë të barërave apo materialeve shpenzuese në këtë klinikë, Berisha thekson se një hapësirë me e madhe është mjaftë e nevojshme.
“Ka nevojë për hapësirë më të madhe, sidomos për intervenimet kirurgjike pasi që edhe ata fëmijë që ndoshta ju duhet të presin deri në një muaj, mos të presin as një muaj”, tha ai.
Momentalisht në këtë klinikë janë duke u hospitalizuar 16 fëmijë, dhe asnjë nuk është pozitiv me COVID-19./Gazeta Shneta – Krenare Hoxha/




