830 operacione u kryen përgjatë vitit 2021 në Kirurgjinë Maksilofaciale.
“Mjekë kirurgë, bashkë me anesteziologë dhe stafin përcjellës, kanë kryer 830 operacione në sallat e Klinikës së Kirurgjisë Maksilofaciale gjatë vitit 2021”, ka bërë të ditur ShSKUK përmes një njoftimi.
Sipas tyre kjo klinikë gjatë këtyre 12 muajve ka ofruar mbi një mijë shërbime për pacientë, ambulantor dhe të hospitalizuar, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas të dhënave, vitin e kaluar në Kirurgjinë Maksilofaciale ishin të shtrirë 600 pacientë për trajtim mjekësor, derisa janë realizuar 2 mijë 631 vizita ambulantore. Kjo klinikë përgjatë periudhës janar-dhjetor 2021 ka ofruar edhe 1 mijë e 79 shërbime tjera specifike.
Tutje ata kanë theksuar se sipas të dhënave, vitin e kaluar në Kirurgjinë Maksilofaciale ishin të shtrirë 600 pacientë për trajtim mjekësor, derisa janë realizuar 2 mijë 631 vizita ambulantore./Gazeta Shneta/