Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Norvegjia heq kufizimet përfundimtare të COVID-19 rreth distancimit shoqëror

Lajme 13/02/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Norvegjia, të shtunën hoqi kufizimet përfundimtare rreth COVID-19, duke larguar distancimin shoqëror dhe maskat në hapësirat e mbushura me njerëz, pavarësisht nga mundësia e një rritje të infeksioneve Omicron.

“Ne po heqim rekomandimin për distancimin shoqëror,” u tha gazetarëve, kryeministri Jonas Gahr Store në një konferencë për shtyp, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

“Tani ne mund të shoqërohemi si më parë, në jetën e natës, në ngjarje kulturore dhe në raste të tjera sociale,” tha ai.

Norvegjia hoqi shumicën e kufizimeve të tjera rreth COVID-19 në fillim të këtij muaji, duke përfshirë punën në distancë, kufijtë e madhësisë së turmës dhe shitjet e kufizuara të alkoolit në bare dhe restorante.

Kryeministri Gahr Store, theksoi megjithatë se “pandemia nuk ka mbaruar” dhe këshilloi personat e pavaksinuar dhe ata në grupet e rrezikut që të vazhdojnë të praktikojnë distancimin shoqëror dhe të mbajnë maska ​​ku distancimi social nuk është i mundur.

Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik (FHI), njoftoi se vendi nuk kishte parë ende kulmin e rritjes së rasteve me Omicron.

Drejtoresha e agjencisë, Camilla Stoltenberg u tha gazetarëve se numri i shtrimeve në spital ishte rritur me 40 për qind javën e kaluar.

Që nga e premtja, 986,851 raste dhe 1,440 vdekje të lidhura me virusin ishin regjistruar në Norvegji, ku më shumë se 91 përqind e popullsisë ka marrë të paktën dy doza të vaksinës.

FHI vlerëson se tre deri në katër milionë njerëz nga një popullsi prej 5.4 milionë banorësh mund të infektohen deri në verën e këtij vitit. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakAfër dy mijë nxënës të infektuar me COVID-19
Artikulli i rradhës Mungesa e vitaminës D: Këto janë shenjat që mund të jenë tregues të hershëm të gjendjes

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.