Pasi variantit Omicron u shfaq vitin e kaluar, lista e simptomave të zakonshme është shqyrtuar shumë nga ekspertët.
Varianti hodhi dritë mbi shenjat tipike të përjetuara gjatë infeksionit COVID dhe i ripërcaktoi ato. Muaj më vonë, ekspertët kanë përpiluar një listë të plotë të simptomave Omicron që mund të shihen edhe te pacientët plotësisht të vaksinuar, shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Edhe pse Omicron mendohet të jetë më i butë në krahasim me paraardhësit e tij, ai karakterizohet gjithashtu nga një shkallë e lartë transmetimi.
Të jesh në gjendje të dallosh shenjat paralajmëruese të llojit të ri mund të ndihmojë në mbrojtjen e të tjerëve dhe zvogëlimin e përhapjes.

Vetëm gjysma e njerëzve të infektuar me variantin Omicron përjetojnë simptomat “klasike” të koronavirusit, sipas aplikacionit ‘ZOE COVID Study’.
Ky aplikacion ka mbledhur informacione rreth simptomave të vetë-raportuara nga personat që rezultuan pozitivë për variantin Omicron.
Dhe megjithëse vaksinat COVID janë efektive dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të rënda, edhe pacientët e vaksinuar mund të infektohen ende.
Tani, simptomat më “të zakonshme” të Omicron janë zbuluar, duke përfshirë shenjat që shihen tek të vaksinuarit plotësisht.
Profesor Tim Spector, bashkëthemeluesi i aplikacionit ZOE, tha se: “Simptomat e ngjashme me ftohjen – duke përfshirë rrjedhjen e hundës, dhimbjen e fytit dhe teshtitjen e vazhdueshme – u bënë më të zakonshme së bashku me një dhimbje koke dhe kollë, veçanërisht te njerëzit që ishin të vaksinuar. /Gazeta Shneta/


