Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Faktet rreth gjendjes ‘tullace’, si të luftoni më mirë rënien e flokëve tek meshkujt

Jetë 13/02/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
renia e flokeve te meshkujt
Balding, to become bald
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pothuajse të gjithë meshkujt shohin që vija e tyre e flokëve tërhiqet ose shfaqet një njollë tullace në një moment të jetës së tyre. Për ata që kërkojnë të ngadalësojnë marshimin e kohës, një studim i ri ndihmon në përcaktimin se cilat barna kundër rënies së flokëve, funksionojnë më mirë.

Analiza e 23 studimeve të mëparshme, rendit medikamentet e disponueshme për humbjen e flokëve, nga më të efektshmet tek ato më të pak të rëndësishme në këtë drejtim, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Ekspertët thanë se lista është e dobishme. Medikamentet si – dutasteridi, finasteridi dhe minoxidil – janë përdorur prej kohësh, por ka pak informacione se si ato vendosen kundër njëra tjetrës në këtë efektivitet.

“Ne nuk kemi prova që ti krahasojnë këto medikamente ‘kokë më kokë’,” tha Dr. Anthony Rossi, dermatolog i cili nuk ishte i përfshirë në hulumtim.

Kjo i ka lënë mjekët pa një përgjigje të qëndrueshme për pyetjen e pashmangshme, cili opsion funksionon më mirë?

Hulumtimi i ri do të ndihmojë në plotësimin e këtij boshllëku, sipas Dr. Rossi.

Trajtimi i rangut më të lartë ishte kapsula dutasteride (me emër të mbrojtur Avodart), në një dozë prej 0,5 miligramësh në ditë. Mesatarisht, ky bari prodhoi rritjen më të madhe në numrin total të flokëve pas gjashtë muajve të përdorimit.

Më pas erdhën pilulat finasteride (me emër të mbrojtur Propecia), të marra në një dozë 5 mg çdo ditë, e ndjekur nga e njëjta dozë e minoxidilit oral (me emër të mbrojtur Rogaine).

renia e flokeve te meshkujt

Jo çuditërisht, doza dhe administrimi kishin rëndësi, zbuloi analiza. Një dozë më e ulët e finasteridit (1 mg në ditë) renditet e katërta, e ndjekur nga dy formulime lokale të minoxidilit, me dozën më të lartë (5%) që performon më mirë se doza e ulët (2%).

“Dutasteride mund të jetë më i mirë se të tjerët, por gjithashtu mund të ketë më shumë efekte anësore,” tha ai. “Dhe ne duhet të këshillojmë pacientët për këtë.”

Dutasteridi mund të shkaktojë humbje të dëshirës seksuale, mosfunksionim erektil dhe ndjeshmëri të gjirit, si dhe një formë të presionit të ulët të gjakut të quajtur hipotension ortostatik.

Në raste të rralla, meshkujt mund të kenë reaksione serioze ndaj barit që kërkojnë kujdes mjekësor, duke përfshirë ënjtjen e fytyrës dhe vështirësi në frymëmarrje.

Finasteridi, gjithashtu mund të zvogëlojë epshin ose të shkaktojë ndjeshmëri të gjirit, por vetëm në një grup të vogël pacientësh, tha Dr. Amy McMichael, profesoreshë e dermatologjisë.

Sa herë që një person i shëndetshëm ka rënie të flokëve, qëllimi është të rrisë dendësinë e flokëve duke ruajtur atë shëndetmirë, tha Dr. McMichael, e cila nuk ishte e përfshirë në studim.

“Në përgjithësi, minoxidil topikal, finasterid oral dhe minoxidil oral tolerohen mirë nga shumica e pacientëve dhe nuk shkaktojnë efekte anësore”, tha ajo.

Gjetjet u publikuan më 2 shkurt në revistën ‘JAMA Dermatology’. Ato bazohen në 23 prova klinike, shumica e të cilave krahasuan mjekimin me një placebo (një substancë joaktive). /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakKëto janë simptomat Omicron, të zbuluara në mesin e personave të vaksinuar plotësisht
Artikulli i rradhës COVID: Kryerja e një aktiviteti të caktuar pas vaksinës mund të rritë rezistencën e antitrupave

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.