Rreth 1500 fëmijë me fibrozë cistike, tanimë kanë filluar festën – pasi më në fund fituan aksesin ndaj barit të mrekullueshëm Kaftrio.
Daily Express ka luftuar që nga viti 2019 për disponueshmërinë e barnave të firmës amerikane Vertex, të cilësuar si “pothuajse një kurë” për gjendjen e fibrozës cistike, përcjell Gazeta Shneta.
Në vitin 2020, NHS zbuloi një marrëveshje historike rreth barit Kaftrio, por, deri më tani, vetëm ata të moshës 12 vjeç e sipër mund ta merrnin atë.
Mirëpo fatmirësisht, u miratua përfundimisht për fëmijët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar nga mosha gjashtë deri në 11 vjeç, që do të thotë se 1500 të rinj të shkollave fillore së shpejti do të marrin barin që zgjat jetën.
Nga ky numër, rreth 400 fëmijë do të marrin trajtimin e tyre të parë për fibrozën cistike, pasi nuk kanë qenë në gjendje të marrin barnat e mëparshme të ‘Vertex Orkambi dhe Symkevi’. Për shumicën e familjeve, njoftimi tronditës ishte kulmi i viteve të luftimit dhe pritjes.
E tronditur nga lajmi i mirë, nëna Marta Kiszka, 35 vjeçe nga Canterbury, Kent – nëna e Darcie, gjashtë vjeç – tha se: “Ne e kemi pritur këtë për gjashtë vitet e fundit. Kjo është si ndjenja e të qenit në buzë të diçkaje të madhe. Diçka që do të ndryshojë lojën. Kjo do t’i shpëtojë jetën.”
Ndaj këtij lajmi të mirë, u shpreh dhe sekretari i shëndetësisë dhe kujdesit social, Sajid Javid:
“Jam i kënaqur që qindra fëmijë të tjerë do të marrin këtë bari për fibrozën cistike që ndryshon jetën, i cili mund t’u japë atyre një cilësi më të mirë të jetës – për më gjatë”. /Gazeta Shneta/


