Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

COVID: Kryerja e një aktiviteti të caktuar pas vaksinës mund të rritë rezistencën e antitrupave

Jetë 13/02/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vaksina është arma kryesore që shoqëria ka kundër COVID-19, përveç distancimit social dhe mbajtjes së maskave. Edhe nëse pandemia bëhet epidemi, ato do të luajnë një rol vendimtar. Tani një studim i ri amerikan ka gjetur një mënyrë për të rritur ndikimin e çdo doze të vaksinës në sistemin imunitar.

Antitrupat janë aty për të luftuar viruset dhe çdo vit, aktivizohen për të luftuar viruset e ftohjes dhe gripit që qarkullojnë në këtë periudhë të vitit.

Meqenëse COVID-19 është një infeksion i ri, trupi i njeriut nuk është mësuar të zhvillojë antitrupa për ta luftuar atë, shkruan Express.co.uk transmeton Gazeta Shneta.

Kjo është arsyeja pse u zhvilluan vaksinat, për të ndihmuar në mësimin e sistemit imunitar se si të luftojë COVID-19 dhe për të ndaluar ata që janë të infektuar të sëmuren rëndë.

I njëjti parim zbatohet për çdo vaksinë; një proces përmes të cilit trupi përshtatet dhe mëson të prodhojë antitrupa për të luftuar viruset.

Megjithatë, shkencëtarët janë gjithmonë në kërkim të mënyrave të reja për të rritur numrin e antitrupave.

Tani, një studim i ri nga Universiteti i Iowa-s ka zbuluar një metodë të mundshme për ta bërë këtë.

Studiuesit, zbuluan se 90 minuta ushtrime të lehta deri në mesatare pas vaksinimit rezultuan në një rritje të imunitetit dhe rritje të niveleve të antitrupave.

Në një deklaratë, autori kryesor, profesor Marian Kohut, tha se “rezultatet tona paraprake janë të parat që tregojnë se ushtrimet mund të përmirësojë reagimin e antitrupave të trupit ndaj vaksinës Pfizer/BioNtech dhe dy vaksinave për gripin”.

Për më tepër, studimi i botuar në ‘Science Direct’ zbuloi gjithashtu se ushtrimet nuk përkeqësonin asnjë efekt anësor të vaksinës.

Ushtrimi nuk është vetëm një mënyrë e shkëlqyer për të përmirësuar shëndetin fizik, por mund të ketë edhe përfitime psikologjike.

Akti i vrapimit, çiklizmit, notit etj, çliron endorfinë në trup që përmirëson disponimin dhe rrit nivelin e lumturisë. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakFaktet rreth gjendjes ‘tullace’, si të luftoni më mirë rënien e flokëve tek meshkujt
Artikulli i rradhës Bari i cilësuar si mrekulli, u miratua për 1500 fëmijë me fibrozë cistike në Angli

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.