Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sulmet e panikut, simptomat dhe shkaqet

Jetë 17/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ekzistojnë një numër i madh i njerëzve që në situata të ndryshme mund të pesojnë sulme paniku.

Një sulm paniku është moment i papritur i frikës intensive që shkakton reagime të rënda fizike, kur nuk ka ndonjë rrezik real ose ndonjë shkak të dukshëm.

Sulmet e panikut mund të jenë shumë të frikshme. Kur ndodhin ato, mund të mendoni se po humbni kontrollin, keni një sulm në zemër.

Simptomat

Sulmet e panikut zakonisht fillojnë papritmas, pa paralajmërim. Ata mund të godasin në çdo kohë, kur jeni duke vozitur një makinë, në qendër tregtare, në gjumë ose në mes të një takimi biznesi. Mund të keni sulme paniku të herëpashershme, ose ato mund të ndodhin shpesh.

Sulmet e panikut kanë shumë variacione, por simptomat zakonisht arrijnë kulmin brenda disa minutash. Ju mund të ndjeheni të lodhur pasi një sulm paniku të kalojë.

Sulmet e panikut zakonisht përfshijnë disa nga këto shenja ose simptoma:

  • Ndjesia e rrezikut të afërt;
  • Frika nga humbja e kontrollit ose vdekjes;
  • Shpejtësia e rrahjeve të zemrës;
  • Djersitje;
  • Gulçim ose shtrëngim në fyt;
  • Dhimbje barku;
  • Dhimbje gjoksi;
  • Mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash;
  • Ndjenja e jo realitetit ose shkëputjes.

Një nga gjërat më të këqija në lidhje me sulmet e panikut është frika e madhe se do të keni një tjetër. Ju mund të keni frikë se keni sulme paniku aq shumë sa të shmangni situata të caktuara kur ato mund të ndodhin.

Simptomat e sulmit të panik mund të ngjajnë gjithashtu me simptoma të problemeve të tjera serioze shëndetësore, të tilla si sulm në zemër, kështu që është e rëndësishme të vlerësoheni nga ofruesi i kujdesit primar nëse nuk jeni i sigurt se çfarë i shkakton simptomat tuaja.

Shkaqet

Sipas Mayoclinic, nuk dihet se çfarë shkakton sulme paniku ose çrregullime paniku, por këta faktorë mund të luajnë rol:

  • Gjenetika;
  • Stres i madh;
  • Temperament që është më i ndjeshëm ndaj stresit ose i prirur ndaj emocioneve negative;
  • Ndryshime të caktuara në mënyrën e funksionimit të pjesëve të trurit tuaj.

Sulmet e panikut mund të vijnë papritmas dhe pa paralajmërim në fillim, por me kalimin e kohës, ato zakonisht shkaktohen nga situata të caktuara./healthline/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Artikulli paraprakParandalimi dhe trajtimi i diabetit
Artikulli i rradhës Latifi: Po punohet në transformimin e sektorit të shëndetësisë dhe funksionimin e Telemjekësisë në nivelin lokal

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.