Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dështimi i dy ministrave të shëndetësisë për të formuar bordin drejtues të FSSh-së

Lajme 01/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndonëse janë ndërruar dy ministra të shëndetësisë që nga 22 marsi i vitit të kaluar kur qeverisjen e vendit e mori Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin as Arben Vitija dhe as tashmë ministri aktual, Rifat Latifaj, nuk kanë arritur të formojnë bordin drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore.

Fondi për Sigurime Shëndetësore mbetet pa bord drejtues tash e 11 muaj, që nga koha kur nga pozita e kryesuesit të bordit pati dhënë dorëheqje ish ministri i shëndetësisë, Armend Zemja, ish ministrja e financave, Hykmete Bajrami dhe ish ministri i Punës dhe mirëqenies sociale, Skënder Reçica.

Të tre këta ishin përfaqësues të tri ministrive në bordin drejtues të fondit.

Në anën tjetër, shefi i kabinetit të Ministrisë së Shëndetësisë, Kujtim Salihu, në një përgjigje për Gazetën Shneta, ka konfirmuar se së shpejti do të formohet bordi mirëpo ai thotë se ende nuk dihet një datë e saktë se kur do të ndodh një gjë e tillë.

Gazeta poashtu tash e disa ditë ka adresuar pyetje në ministri të shëndetësisë për të marrë datën e saktë se kur pritet të formohet bordi por të njëjtët nuk i janë përgjigjur gazetës.

Këtij bordi i duhet t’i sigurohet një përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave dhe një përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Aktualisht ky bord ka vetëm katër anëtarë, Rrezart Halili përfaqësues i Odës së Profesionistëve Shëndetësorë, Murat Berisha përfaqësuesi i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Bujar Gashi nga Asociacioni i komunave të Kosovës si dhe Muhamedali Kodra nga shoqata e të drejtave të pacientëve.

Në njërën nga mbledhjet e komisionit për shëndetësi të mbajtur në fund të dhjetorit të vitit paraprak, Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, pati thënë se Fondi për Sigurime Shëndetësore dhe Sistemi Informativ Shëndetësorë janë njëri ndër prioritet e tij gjatë mandatit katër vjeçar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDhuna në familje dëmton zhvillimin emocional e psikologjik të fëmijëve
Artikulli i rradhës Ish-kandidatja e LVV për asamble në garë për pozitën e drejtoreshës në spitalin e Gjilanit

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.