Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dhuna në familje dëmton zhvillimin emocional e psikologjik të fëmijëve

Lajme 01/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Teksa kosovarët po përballen me pandeminë gobale sikurse e tërë bota, në shumë familje sëmundja nuk është e vetmja që po shkakton vuajtje në mesin e tyre.

Fundi i pandemisë Covid-19 ende nuk dihet, por gjithsesi edhe kur të përfundoj nuk do të marrin fund edhe problemet e njerëzve. Kjo pandemi e cila ka mbushur tashmë dy vite, ka shkaktuar edhe shumë probleme tjera sociale dhe ekonomike.

Dhuna në familje është një nga shqetësimet kryesore pasi është raportuar për rritje të rasteve gjatë pandemisë.

Në një intervistë për Gazetën Shneta, psikologu klinik dhe psikoterapeutik, Besnik Kadriu, tha se dhuna është një indikator që mund të ndikoj se si një person sillet, si i përjeton gjërat e madje edhe si i percepton situatat e ndryshme në jetë.

“Sjellja keqpërshtatëse, modelimi i sjelljeve agresive, zhvillimi i strategjive jo adekuata të ballafaqimit me situata jetësore janë problemet të evidentojmë gjatë punës me raste të kësaj natyre”, u shpreh Kadriu.

E, ata të cilët bien më shumë “pre” e ndryshimeve psikologjike për shkak të dhunës janë fëmijët, madje sipas një hulumtimi nga Instituti Kombëtar për Drejtësi, thuhet se ekspozimi ndaj dhunës mund të dëmtojë zhvillimin emocional, psikologjik dhe madje edhe fizik të fëmijës. Fëmijët e ekspozuar ndaj dhunës kanë më shumë gjasa të kenë vështirësi në shkollë, të abuzojnë me drogën ose alkoolin, të veprojnë në mënyrë agresive, të vuajnë nga depresioni ose probleme të tjera të shëndetit mendor dhe të përfshihen në sjellje kriminale si të rritur.

Ndërkaq rreth kësaj teme, psikologu Kadriu shprehet se fëmijët që jetojnë në një ambientë të dhunshëm mund të ndikohën nga efektet e rrëzikshme dhe të kenë ndryshime psikologjike.

“Nëse fëmijët jetojnë me familje ku ka dhunë rreziku për efekte  në zhvillimin psikologjik të tyre është i lartë. Gjatë punës me pacientë  më shpesh ballafaqohemi me ndryshime në sjellje, emocionale, kognitive, simptoma vegjetative. Kryesisht  në formë regresioni,  keqpërshtatje, rënja e produktivitetit social dhe mësimor”, tha ai.

Tutje psikologu theksoi se fëmijët të cilët rriten me familje me dhunë përveç problemeve aktuale që manifestojnë janë më të rrezikut krahasuar me moshtarët e tyre që rriten në familje stabile që edhe në fazat e më vonëshme të zhvillimit psiko-motorik të kenë probleme.

“Në literaturë tek këto raste rreziku për çrregullimi mendore veçanërisht çrregullimet në personalitet është sinjifikant”, shtoi ndër të tjera Kadriu për Gazetën Shneta.

Sipas një raporti të OSCE-së, dhuna në familje është një sjellje e udhëhequr nga nevoja për pushtet dhe kontroll.

Abuzimi dhe dhuna në familje mund të prekë çdo aspekt të jetës së personit të abuzuar. Madje të qenit viktimë e abuzimit mund të shkatërrojë vetëvlerësimin dhe vetëbesimin e një personi, shkruan OSCE në raport për dhunën në familje.

Ndër të tjera në Kosovë, dhuna në familje njihet në kornizën ligjore ndërkombëtare si shkelje e tri të drejtave primare të njeriut.

Gjithsesi, në shoqëri ende ekziston një stigmatizim rreth ndihmës psikologjike apo psikoterapeutike, e aq më pak kur kjo vije si nevojë nga dhuna që është shprehur në familje.

Edhe Kadriu e thekson se në vend nuk ka mjaftueshëm njohuri rreth seancave terapeutike me psikolog dhe se sa të nevojshme janë ato, sidomos kur bie fjala për personat që janë pjesë e një vendi ku ka dhunë në familje.

“Në vendin tonë vazhdon të jetë problem mungesa me informateve për rolin shumë të madh të psikologut trajtimin e problemeve të ndryshme duke përfshirë edhe dhunën ne familje. Edhe pse është evidente ngritje e vetëdijësimit të qytetarëve tanë për rolin e psikologut, mendojë se duhet bërë më shumë në luftimin e stigmës, promovimin e shëndetit mendor, përfitimet, informim për mundësit e  marrjes së shërbimeve”, tha ai.

Sipas Kadriut secili pjesëtar i familjes që ka dhunë i përjeton rëndë këto sjellje, prandaj është e nevojshme të trajtohen në kuptim të ruajtjes apo përmirësimit të shëndetit mendor si dhe rehabilitimin e raporteve brenda familjes./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakLarja e foshnjës pas lindjes: A duhet ta pastroni çdo ditë, udhëzimet e përgjithshme të gjendjes
Artikulli i rradhës Dështimi i dy ministrave të shëndetësisë për të formuar bordin drejtues të FSSh-së

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.