Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Udhëtoi për 30 orë me fëmijët e saj nga Ukraina, gruaja humb jetën sapo mbërrin në Romë

Lajme 21/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Ukraina
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një nënë ukrainase ka udhëtuar bashkë me fëmijët e saj dhe 30 refugjatë të tjerë për të gjetur strehë në një manastir në periferi të Romës.

Dy fëmijët e saj të mitur janë vetëm 10 dhe 12 vjeç. Natalia Kretova, një refugjate nga Ukraina, arriti të shpëtojë fëmijët e saj, por jo veten.

Gruaja, së bashku me refugjatët e tjerë që u larguan nga vendi i tyre për t’i shpëtuar luftës, arritën në Romë pas një udhëtimi 30 orësh.

Natalia Kretova 45 vjeçe, sapo ka mbërritur në Romë me autobus dhe ka zbritur prej tij ka pësuar atak në zemër.

Fatkeqësisht ngjarja ndodhi në sy të fëmijëve të saj, të cilët kërkuan ndihmë nga bashkëudhëtarët dhe punonjësit e Mbrojtjes Civile Italiane.

Me gjithë përpjekjet e dy efektivëve të policisë që ndodheshin pranë autobusit dhe thirrjes së menjëhershme në spital, nëna fatkeqe nuk mundi të shpëtonte.

Dy fëmijët e saj u transferuan dhe janë vendosur përkohësisht në një qendër për mbrojtjen e të miturve në zonën Albano, një fshat jashtë Romës. Ata janë në gjendje shoku dhe mbështeten vazhdimisht nga një ekip psikologësh.

“Kjo është një tjetër humbje kolaterale, tragjike e kësaj lufte të pakonceptueshme”, shkruan sot gazeta italiane La Repubblica.

 

 

Artikulli paraprakMangësitë që mund të vien nga metoda e ushqyrjes së foshnjës përmes shisheve
Artikulli i rradhës Shtatë pacientë me oksigjeno-terapi në ShSKUK nga COVID-19

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.